Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike..
Kjo lloj psikoterapie u themelua në vitin 1968 nga prof,dr Nossrat Peseschkian (1933-2010), i cili ishte një profesor i specializuar në neurologji, psikiatri, psikoterapi dhe në mjekësinë Psikosomatike .
Psikoterapia pozitive është një qasje e re në psikoterapinë humaniste e bazuar në konceptin psikodinamik. Psikoterapia pozitive zhvillon konceptin humanistik të njeriut duke marrë, aspektet transkulturale të njeriut në zgjidhjen e konflikteve. ’’Pozitive’’ nuk do të thotë se çdo gjë duhet të shikohet pozitivisht, por qasja ndaj problemit duhet shikuar nga të gjitha format, aspektet dhe qëndrimet.
Qëllimi kryesor në Psikoterapinë Pozitive është zhvillimi dhe aplikimi sistematik i metodologjisë së strukturuar mbi kualitetin e jetës.
Ku dallohet Psikoterapia Pozitive nga qasjet tjera Psikoterapeutike?
Prandaj ajo çfarë e dallon prej qasjeve të tjera psikoterapeutike çdo problem dhe çdo çrregullim duhet të shikohet në aspketin pozitiv atë që ka të bëjë më vetëdijësimin e aftësive të vetë klientit në gjetjen e rrugëve për të zgjidhur problemin.
Psikoterapia pozitive është afat shkurtër ku trajtimi kryhet më shkurt se në qasjet e tjera psikoanalitike.
Fjala ‘’pozitive’’ në kontekstin e psikoterapisë pozitive rrjedh nga fjala latine ‘’ Positum’’(latin) që do të thotë “ajo që është faktike’’, e “dhënë’’.
Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike..