Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…..
Gjatë kësaj kohe, na ka ndodhur të lexojmë, shohim degjojmë pa fund termin ”panik”, ‘paniku i qytetarëve nga Covid 19”, “menaxhimi i panikut”, “teknikat e menaxhimit të panikut”, etj.
Por, a e kemi pyetur ndonjëhere vetën, se ky termi “panik”, çfarë kuptimi ka si nocion?
A mos vallë e kemi ngatërruar termin “panik”, më nocionin “frikë”, më nocionin “ankth”, më nocionin “stres”.
Është shumë e arsyeshmë edhe nësë është bëre ngatërrimi, sepse shumica jemi të lidhur pas asaj që kan shkruar psikologët apo psikiatret apo profesionistët e tjerë të shëndetit mendor në të kaluarën duke bërë copy paste, por që asnjëherë nuk jemi lodhur ta bëjmë lidhjen e këtyre nocionëve më momentet e jetës të cilat i jetojmë, apo situatën që e përjetojme.
Për ta pasur më të qartë, domëthenjën e nocionit “panik”, do të mundohëm të ju sjelli të definuara ndaras nga njëra tjertra, në mënyrë që ta kuptojmë se ne cilën fazë të përjetimit jemi.
Ankthi
Është gjëndje që shoqërohet me ndjenjë frike, shqetësim dhe tension intensiv, me simptoma trupore dhe disfori, që shkaktohet nga parandjenja dhe frika e pabazë e një rreziku apo fatkeqësie të mundshme.
Shembull: Ju jeni vazhdimisht të tensionuar, vigjilent, më veshët pipëz, duke pritur të ndodhë diçka e keqe, por se di se çfarë, apo kur, apo nga kush. Zgjat më muaj.
Paniku
Është gjendje e papritur frike e tensioni të skajshëm, e shoqëruar me ndjenjën e vdekjës së afërt, që ndodh edhe në situate të zakonshme. Zakonisht ataku i parë, ndodh pas përballjes me nje faktor stresant të fuqishëm.
Shembull: A ju ka ndodhur ndonjëherë të përjetoni një ankth të papritur, të jashtëzakonshëm, të shoqëruar me tension fizik dhe me mendimin se diçka e keqe do të ndodhë (mendoni se mund të vdisni, të çmëndeni, të humbisni kontrollin), dhe të mos e shpjegoni dot se nga ju vjen?.
Zgjat vetëm disa minuta, por reaksioni i alarmit është i jashtëzakonisht i fortë. Ka njerëz që e përjetojne shpesh këtë gjëndje tepër të vështirë.
Frika
Është përgjigje emocionale ndaj një kërcënimi ose rreziku. Është mekanizëm që vihet në përdorim nga organizimi në përgjigje të një nxitësi real.
Shembull: dhimbja, ose kërcenimi real.
Stresi
Është gjendje reagimi që karakterizohet më vështirësi psikologjike ose fiziologjike si rezultat I traumave emocionale apo fizike. Stresi është një reagim normal që shërben si motivim (eustres) për aq kohë sa nuk na shkakton dëmtim të funksionit në jetën e përditshmë (distress).
Shembull: Mendimi që kemi pasur për situatën kur kemi degjuar për virusin Korona.
Pra, sipas kësaj që e thamë, u munduam që të bëjmë një dallim të kuptueshëm për secilin që e lexon, dhe të arrijmë ta kuptojmë, si individet, si mediat, si të gjithë ata që merren më këshillime apo rekomandime, se në situatën e tanishmë në të cilen ndodhemi si pasojë e Covid 19, ne nuk jemi në gjëndje paniku, por jemi në gjëndje ankthi dhe stresi të vazhdueshëm.
Shpresoj të kem arritur që të jam i qartë në mesazhin e përquar për ju, duke ju shprehur mirënjohjen për kontributin tuaj, dhe për gjithçka që ju nevojtet të dini rreth Psikologjisë, Shëndetësisë, Logopedisë, Sociale, Mardhënie, Hulumtime dhe Analiza, etj.
- Më respekt
- Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik,(Mp. & Mr.sc),
- Terapist MHF & Trajnues i çertifikuar ndërkombëtar për shëndetin mendor,
- Kryetar në Shoqata e Psikologëve të Kosovës & Shoqata e Psikologëve të Shqipëris,
- Drejtor në Psikologjia dhe shëndeti & punëtor shëndetësor