Shkruan: Ilir Havolli, Psikolog klinik….
Çrregullimet e humorit përfshijnë spektrin e emocioneve që variojnë nga depresioni i thellë në ngazëllimin e shfrenuar dhe në mani. Humori i ngazëllyer ose i deprimuar dominon tablonë klinike, por padyshim që humori nuk është i vetmi problem për klientin me çrregullime të humorit. Simptomat fizike, sjellja vetëdestruktive, humbja e funksionimit shoqëror dhe dëmtimi i njohjes së realitetit shpesh shoqërohen së bashku me depresionin dhe maninë, duke paraqitur vështirësi dhe nganjëherë probleme kërcënuese për jetën e klientëve dhe familjarëve të tyre. Ne të gjithë jemi subjekt i ndryshimeve të humorit në jetën tonë të përditshme. Ndjenjat e hidhërimit dhe mosaprovimit janë pjesë normale e ekzistencës humane. Për fat të mirë po kështu janë edhe ndjenjat e gëzimit ose të ngazëllimit.
Atëherë, si mundemi ne të dallojmë humorin normal nga ai patologjik, jonormal? Mbi çfarë baze janë gjëndjet e humorit të emërtuara si patologjike ?
- Në përpjekje për të njohur ndryshimet e humorit patologjik, ju mund të bëni pyetjet e mëposhtme:
- Sa intensiv është humori dhe për sa kohë zgjat ai?
- A shoqërojnë simptomat fizike ndryshimet e humorit?
- A çrregullon humori aktivitetet normale ditore?
- A eshte i afte klienti të njohë dëmtimin e realitetit? (P.sh.: a shoqërohet ndryshimi i humorit me halucinacione, me deluzione ose konfuzione?)
- A e fut humori klientin ose njerëzit e tjerë në rrezik ?
Shkruan: Ilir Havolli, Psikolog klinik….