Shkruan: Ana VELIU, Psikologe Klinike..
Rrjedhshmëria e të folurit përbën tiparin më të rëndësishëm të komunikimit. Komunikimi realizohet përmes imponimit me anë të ritmit të të folurit, qartësisë së tingujve, pavarësisht shpejtësisë dhe lartësisë së zërit. Po në disa fëmijë të folurit rezulton i ndërprerë. Kur të folurit ndërpritet në më shumë se 5% të masës së tij, besohet se fëmija ka çrregullimin e mbajtjes së gojës.
Ndërprerja e rrjedhshmërisë Të folurit e fëmijës me çrregullim të mbajtjes së gojës mund të ndërpritet kudo në fjali, po më së shumti në fillim të saj, sidomos kur fjalia fillon me bashkëtingëllore buzore. Mbajtja e gojës tenton të ndodhë në pjesët kryesore të fjalisë, në tri fjalët e para të fjalisë, në rrokjet që kanë theks zanor, në fjalët që fillojnë me bashkëtingëllore. Tipar tjetër i ndërprerjes së rrjedhshmërisë është bllokimi i të folurit. Për pak sekonda, fëmija ndërpret të folurit në mes pa shkak. Ajo që vjen më pas, është një i folur shumë i shpejtë, pa pauzat e nevojshme.
Kompensimi i mbajtjes së gojës. Diagnoza e mbajtjes së gojës jepet kur fëmija përpos mungesës së rrjedhshmërisë së të folurit (disfluencës), manifeston edhe përpjekje plotësuese për të rifilluar të folurit. Të tilla janë lëvizje të fytyrës, lëvizje të duarve që duken sikur ndihmojnë të dalë jashtë të folurit,. Mbajtja e gojës përkeqësohet gjatë viteve të para të shkollës, kohë kur zhvillimi gjuhësor dhe të folurit janë në kulmin e përshpejtimit. Shumica e fëmijëve me këto episode nuk zhvillojnë ndonjë problem kronik të mbajtjes së gojës. Karakteristikat e të mbajtjes së gojës duan vite të zhvillohen.
Kriteret e vlerësimit të mbajtjes së gojës:
- Përsëritje të tingujve dhe rrokjeve
- Zgjatje të tingujve dhe rrokjeve, sidomos në fillim të fjalisë
- Ndërprerje të fjalëve,
- Ndërprerje të të folurit; i folur i bllokuar, i pazëshëm
- Zëvendësim të fjalëve me fjalë të tjera, ku i mbahet më pak goja
- Tension muskulor gjatë të folurit
- Përsëritje të fjalëve njërrokëshe, sidomos në fillim të fjalisë.
Shkruan: Ana VELIU, Psikologe Klinike..
Burimi: Save the Children