Shkruan: Arjela OSMENAJ, Psikologe klinike…
Çrregullimi i panikut përbëhet nga atake të papritura periodike të panikut. Këto priren të jenë episode të kufizuara të cilat nisin befas dhe përbëhen nga simptomat e mëposhtme:
Simptomat e atakut te panikut
- Palpitacione
- Djersitje
- Dridhje
- mbajtje fryme
- Mbytje
- dhimbje në gjoks
- shqetësim në bark
- marrje mendsh
- ndjenjë trullosjeje apo të fikëti
- derealizim apo depersonalizim
- parestezi dhe frika e humbjes së kontrollit apo vdekjes.
Simptomat priren të arrijnë kulmin për 10 minuta, zakonisht zgjasin 5-20 minuta. Mund të mos ketë faktorë të dukshëm precipitues, ataku i panikut mund te ndodhe gjate nje aktiviteti rutine. Mund te jete me ose pa agorafobi.
Trajtimi
Trajtimi duhet të përfshijë kombinimin e këshillimit prindëror, medikamenteve dhe terapise kognitivo-behaviorale.
“Praktikimi” i atakeve të panikut dhe përdorimi i frymëmarrjes së ngadaltë për të ndaluar atakun, e zhvendos fëmijën dhe prindin nga pritja pasive dhe me frikë në zotësi aktive dhe besueshmëri.
Mund të jetë e dobishme të fokusohesh në relaksimin, frymëmarrjen e ngadaltë dhe sfidimin e modeleve të të menduarit katastrofik gjatë atakeve. Ushtrimet e frymëmarrjes së ngadaltë praktikohen më mirë kur fëmija është i qetë.
Prognoza
Çrregullimi ka prognozë të mirë afatshkurtër por mund të rishfaqet herë pas here dhe shpesh në ngjarjet e rëndësishme apo në periudha vetiake.
Shkruan: Arjela OSMENAJ, Psikologe klinike…