Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
Njerëzit me çrregullim të personalitetit varës, e strukturojnë jetën e tyre në atë mënyrë që të tjerë të marrin përgjegjësinë për mirëmbajtjen e tyre shoqërore. Ata ndjehen të paaftë të funksionojnë më vete dhe kërkojnë që të dashurit, shefat dhe miqtë t’i lejojnë të jenë pasivë dhe t’u tregojnë ši të jetojnë jetën e tyre. Ata iu shmangen marrjes së vendimeve, kurdoherë që të tjerët mund të nxisin të bëjnë një gjë të tillë për ta psh. për cilin të kujdesen nga ana sociale, ku të punojnë madje edhe çfarë të veshin. Personi me çrregullim të personalitetit varës duron më shumë nga të tjerët, me qëllim që të ruajë një lidhje të varur dhe t’i shmanget funksionimit të pavarur. Njerëzve të varur ju mungon besimi në vetëvete dhe janë mjaft të preokupuar se mos braktisen.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..