Pyetje për psikologun. (Pyetja autentike – për shkak të autencitetit)
Jam nje nene 32 vjecare nga nje qytet i Shqiperis. Ka disa kohe qe trajtohem per depresion tek nje psikolog ketu ne,,
Ai me mban nen terapi qe pothuaj 1 vit por une nuk kam aspak permiresim, biles gjate kesaj kohe kam tentuar 2 here ti jap fund vetes, nderkohe qe ai me mban nen terapi medikamentoze dhe une kohet e fundit ndihem e rene pertoke.
Ju lutem, cka me keshilloni te veproj sepse une dita dites po mbyllem dhe nuk besoj qe do mbaj gjate kete situate.
Përgjigjet: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
Përshendetje e nderuar.
Së pari ju falënderojmë për pyetjen e drejtuar në redaksinë tonë, dhe së dyti, nga pak informacion që ke ndarë më ne, do mundohem që me pak fjalë të ju jap një orientim për zgjidhje.
Duke u nisur nga informacioni juaj, jam i obliguar në mënyre profesionale të ju njoftoj së “ profesionisti më titullin Psikolog, pavarësisht cilës fushë i takon, nuk ka të drejtë të ordinoj terapi medikamentoze.
Detyrat e psikologut janë të ofroj psikoterapi ( pra trajtim pa ilaçe)
Duke marrë për bazë kohën e gjatë të trajtimin tuaj, më së 1 vit dhe thellimin e saj deri në tentim për ti bërë keq vetës, atëhere profesionisti në fjalë, duhet të bëjë ndarjen e domenit-hapësires së tij profesionale dhe të mjekut psikiater.
Duke mos dashur të lëshohem më shumë në këtë, unë do ju jap një rekomandim, pasi edhe kërkesa juaj është për tu këshilluar si të veproni.
Në situaten në të cilin ju gjëndeni, sidomos pas tentimit tend për ti dhene fund vetës, ju rekomandoj që të konsultoheni më një mjek psikiater, në mënyre që ai edhe te shoh llojin e medikamentit që ju ka ordinuar psikologu, edhe të fillojë nje kurë të duhur çdo here sipas vlerësimit të tij.
Poashtu, njekohësisht, të mbani kontakt edhe me një psikolog i cili do të përcaktontë shkallen-nivelin aktual të depresionit, në mënyre që të bëhet një plan për perdorimin e teknikave dhe metodave për menaxhimin e depresionit (varesishte nivelit), që janë shumë efikase.
Pra, rasti juaj është vija më e qarte ndarëse mes klientit dhe pacientit, përkatesisht mes fushës së veprimit të një psikologu dhe të një mjeku psikiater, dhe poashtu ju motivoj që rasti juaj do të kaloje më shumë sukses nëse arrini të bashkërendoni këto dy fusha.
Deri të kontakti me mjekun psikiater dhe më psikologun e duhur:
- vazhdoni më aktivitete fizike,
- ushtrime,
- gjeni gjithmonë kohë të ushtroheni,
- ecje në natyrë,
- ngopuni më gjumë (gjumit kushtoji rëndesi),
- shoqërim më persona që ju sjellin në humor, ,
- pra qëndroni në ambiente ku rrethoheni me njerëz mbështetës dhe pozitiv,
- ushqehuni rregullisht me ushqime të shëndetshme dhe te pasura me vitamina.
Duke shpresuar që sadopak kam arritur të ju jap një ndihme nga distanca, jeni të lire të na shkruani për çdo shqetësim.
Më respekt
Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…