Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik……
Diagnoza e çrregullimeve të personalitetit shpesh është e vështirë. Kur vlerësoni klientë që dyshoni se mund të kenë çrregullime të personalitetit mbani mend pikat e mëposhtme:
- Tregohuni të matur kur familjarët dhe miqtë ju tregojnë se personaliteti i klientit ka ndryshuar papritur. Çrregullimet e personalitetit nuk fillojnë menjëherë.
Historia e ndryshimit të menjëhershëm të karakterit duhet t’ju kujtojë mundësinë e disa sëmundjeve të tjera, veçanërisht një çrregullim të sistemit nervor qëndror (psh. tumor, aksident cerebral vaskular),një psikozë incipiente ose abuzim me alkool ose drogë. Secila prej këtyre mund të imitojë një çrregullim të personalitetit.
- Tregohuni kureshtarë se pse personi me çrregullim të personalitetit kërkon ndihmën tuaj në një kohë të caktuar.
Kërkoni ndonjë ndryshim në marrëdhëniet e rëndësishme që trazojnë ekuilibrin e mëparshëm dhe befas e bëjnë të dukshëm çrregullimin e personalitetit për klientin ose për njerëzit e tjerë.
- Tregohuni të kujdesshëm ndaj ndjenjave që keni për klientin.
Personi që ju bën të ndjeheni mjaft i zemëruar, i pazoti, i pafuqishëm ose i frikësuar në minutat e para të intervistës, mund të jetë duke ju treguar natyrën e çrregullimit të tij/saj të personalitetit si dhe pikëpamjen që ka për botën.
- Kini kujdes për hiperdiagnozë të çrregullimit të personalitetit, për njerëz që përfaqësojnë etni dhe kultura të ndryshme nga ju. Jashtë kontekstit të saj shoqëror sjellja ka mundësi të duket abnormale.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik……