Shkruan: Ana KOTRO, Logopede.
Dislalia është një term i përgjithshëm për te treguar çrregullimet e shqiptimit dhe artikulimit.
Diagnoza vendoset në moshën 6 vjeç, pasi deri në 3-4 vjeç defektet e artikulimit mund të jenë fiziologjike dhe të zhduken vetvetiu me kalimin e kohës.
Llojet e Dislalive:
Dislalia fiziologjike
Dislalia audiogjene
Dislalia organike
Dislalia funksionale
Disa nga shkaktarët e Dislalisë janë:
- Psikologjik– mungesa e dashurisë, mosadaptimi në familje etj
- Ambjentalë – backgroundi familjar, përballja me bilingualizmin, keqartikulimi i prindërve, fjalor i varfër etj.
- Trashëgimtar – nga prindi tek fëmija
- Intelektual – zhvillimi konjitiv i fëmijës
Si është e ndërtuar terapia logopedike?
Ushtrime për frymëmarrjen
Merret frymë thellë me hundë dhe më pas nxirret me gojë
Përsëritet ushtrimi, merr frymë me hundë, por në këtë rast nxirret sërish me hundë. Midis inspirim- ekspirim, fillohet të mbahet një pauzë 3sek, dhe më pas e rrisim në 4, 5, 6 etj në varësi të kapacitetit të individit.
Ushtrime relaksuese
Si dhe për të kontrolluar
Raportin
Ekspirim- inspirim
Ushtrime për korrigjimin e fonemave
Ushtrimi realizohet para pasqyrës, duke patur dhe mjete ndihmëse si spatula në mënyrë që të orientojmë individin për mënyrën e saktë të artikulimit të fonemave që ai has vështirësi.
Ushtrime të tjera nëpërmjet lojës
- Loja me onomatope
- Loja me fraza
- Loja e të përsëriturit
- Loja objekt- fjalë
- Loja gjetja e fjalëve që fillojnë me të njëjtën fonemë, ose fonemën që mbaron fjala paraardhëse.
Shkruan: Ana KOTRO, Logopede.