Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Disponimet janë pjesë e natyrës njerëzore Disponimet janë në natyrën njerëzore. Nuk mund t’u shmangeni. Nuk do ta ndalni ndryshimin e disponimeve, kjo nuk mund të ndodhë. Ajo që mund të ndodhë është që ju të mund ta kuptoni se disponimet janë pjesë e të qenët njeri. Në vend se të rrini të ngecur në disponim të ulët, të bindur se po e shihni jetën në mënyrë realiste, mund të mësoni ta vëni në dyshim gjykimin tuaj kur jeni në këtë gjendje. Në disponime të ndryshme gjithmonë do ta shihni në mënyrë të ndryshme jetën dhe ngjarjet në të. Kur jeni në disponim të ulët, mësoni ta shpërfillni atë thjesht si gjendje e pashmangshme njerëzore që do të kalojë me kohë, nëse e leni të qetë dhe i shmangeni kushtimit të tepërt të vëmendjes për të.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….