Shkruan:; Lule ALIDEMA, Psikologe klinike….
Njeriu ka lidhshmëri të ngushtë me natyrën, sikurse nga aspekti organik, ashtu edhe nga ai psikologjikë, andaj varësisht ndryshimeve stinore njeriu pëson edhe ndryshime në disponimin e tij!
Mendja dhe trupi ynë ka një funksion të atillë që për një mirëfunksionim organik e psiqikë, ndikohet nga faktorët natyrorë, sigurisht ndjen nevojën për diellin, sepse dihet se dielli është burimi i energjisë për njeriun dhe për çdo gjallesë
Gjithësesi, njeriu është qënie adaptive, adaptohet nëpër secilën stinë, gjenë mënyrën e përshtatjes, krijon kushte e rrethana të përshtatshme, por edhe ka disa momente të shpeshta të luhatjes emocionale përgjatë stinëve vjeshtë -dimër-pranverë.
Në mungesë diellit pason pakësimi i energjisë, që tek njeriu shfaqen me ramje disponimi, demotivim, vështërsi për t’u marrë me aktivitete, lodhje, plogështi, dremitje etj, dhe secili minimizon në një formë angazhimet!
Kjo gjendje kur ka prani të pakët të diellit, klimë të ftohtë, ditë me shi, tek njeriu shkaktojnë disbalancim hormal e që për pasojë shumë njerëz ndihen më të lodhur, të pa disponuar, pa motiv e fuqi për të vepruar, e ndërmarrë aktivitete, qoftë për punë qoftë për veten.
Mungesa e diellit lidhet me mungesë të prodhimit të vitaminës D3, gjë që ndikon në rritjen e seroteninës hormon që është përgjegjës për disponimin tonë,
përqëndrimin, dhe luan rol shumë në gjendjen tonë shpirtërore, në anën tjetër mungesa dopaminës shënon ulje që është hormoni lumturisë, gëzimit, socializimit, motivimit etj, që domosdo njeriu do të ndjen shpërqëndrim, lodhje, mungesë vullneti etj.
Simptomat e lartëcekura, jo për gjithë personat përjetohen njejtë , kjo varet nga personi në person, kryesisht më të predispozuar ndaj këtyre ndryshimeve janë personat që janë më të ndjeshëm nga aspekti emocional, ata që të shumtën e kohës janë me disponim të ulët, personat që u mungon vullneti në marrjen e aktiviteteve të ndryshme, ata që shpejt ju nënshtrohen lodhjes, personat që të shumtën e kohës mbajnë dieta të gabuara, etj.
Këto përjetime të këtyre ndryshimeve, duke futur veten në një izolim, gjithmonë duke pasur si arësye ndryshimet klimatike në psikologji njifen si ndryshim emocional sezonal.
Pranvera është stinë e mirëpritur për shumicën por ka nga ata që ballafaqohen me ndjësi luhatje të theksuara emocionale në këtë stinë!
Rritja e përnjëherë e temperaturave, shtimi i energjisë, prania e madhe rrezeve të diellit, gjelbërimi i kopshteve, etj, tek një pjesë e njerëzve mund të jetë e papranueshme, e pa përballueshme të adaptohet, si dhe mund të shkaktoj luhatje emocionale. Prandaj nga ndryshueshmëria e klimës dhe gjendjes hormonale, rritjes së energjisë së përnjëhershme, personat e ndjeshëm me një sasi qrregullimi afektiv emocional mund të ndeshen me një lodhje trupore, apati, mungesë oreksi, pagjumësi e deri në depresion. Përveç faktorëve klimatik dhe hormonal njeriu ndeshet edhe një lloj stresi, duke pasur parasysh se në pranverë duhet angazhim më i shtuar, obligime rreth ambientit ku jetojmë, obligime rreth kopshteve etj.
Secili njeri ka emocione edhe fatmirësisht që kemi, edhe poçëse nuk po ndjehemi në emocione jo aq të mira njeriu duhet mundohet të i zbërthej në emocione pozitive në çdo kohë, sepse emocionet janë ato që ndikojnë në rritjen e energjisë së njeriut.
Andaj ditët me diell në pranverë të na shërbejnë si burim inspirimi, nxitje, disponimi për të qenë më aktiv, më ndërmarrës, më kreativ etj. Njeriu është qënie eksploruese, pse të mos shijojmë ambientet e hapura jashtë, natyrën, rrezet e diellit, të ngjallim tek vetja disponimin , mendimet pozitive, optimizmin dhe planifikimin e aktiviteteteve të ndryshme.
Porosia ime; Ndërmerrni iniciativa për të qenë aktiv në çdo stinë, edhe atëherë kur ndjeni veten të pa disponuar, ngase sa më tepër i nënshtoheni pasivitetit ai do të rritet, në të kundërten, aktiviteti është shëndet, rregullator i mirëqënies tonë, ushqehuni shëndetshëm, shmangëni dietat e gabuara…!
Shkruan:; Lule ALIDEMA, Psikologe klinike….