Shkruan: Majre LEVENISHTI, Psikologe shkollore dhe edukimi….
Shëndeti
Shpesh kërkojmë të jemi të shëndetshëm dhe ajo është qëllimi kryesorë. Shtojmë kujdes ushqimit që të jemi të shëndetshëm . Shtojmë kujdes për peshën duke bërë palestrër, e nëse jemi pak mbi peshë fillojmë edhe dieten.
- Po për shëndetin mendor ?
- Në fakt cfarë është shëndeti mendor dhe kur quhemi të shendetshëm?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shëndeti mendor është përkufizuar si,“një gjendje mirëqenieje në të cilën individi është i ndërgjegjshëm për aftësitë e tij, arrin të përballet me shqetësimet e jetës së përditshme, është produktiv dhe frutdhënës në punën e tij, dhe është i aftë që të japë kontributin e tij në komunitetin ku jeton” (WHO, 2001).
Problemet e shëndetit mendor janë gjendje që nuk përmbushin kriteret për sëmundje por ndikojnë në cilësinë dhe vazhdimësinë normale të jetës së përditshme. Ato janë vështirësi emocionale dhe psikologjike të individit, që mund të ndodhin si, pasojë e streseve rrethanore ose të vazhdueshme apo dhe të një reflektimi të ekuilibrave ndërmjet individit dhe ambientit ku ai jeton (WHO, 2005).
Në ditët e sotme, shëndeti nuk shikohet vetëm në aspektin “e mungesës së një sëmundjeje ose paaftësie”, por shikohet më së shumti si, “një gjendje mirëqenieje e plotë fizike, mendore dhe sociale”. Ky përkufizim e zgjeron në mënyrë të dukshme konceptin e shëndetit mendor, i cili nuk duhet të përkufizohet në mënyrë kufizuese si, mungesë e çrregullimeve mendore, por duhet të përkufizohet në një këndvështrim pozitiv dhe gjithëpërfshirës (WHO, 1985).
Problemet e shëndetit mendor në shumicën e rasteve shoqërohen me shqetësime në aktivitetet tona sociale, profesionale ose aktivitete të tjera të përditshme. Në shumë raste, duket se, ka një vazhdimësi ndërmjet problemeve të shëndetit mendor nëse nuk shuhen që në fillim dhe kjo më pas mundet të na cojë drejt çrregullimeve mendore, duke e bërë diagnozën edhe më komplekse .
Për këtë arsye, gjithmonë e më shumë po theksohet fakti se, shëndeti mendor është një themel për mirëqenien dhe funksionimin efikas të individit dhe komunitetit në tërësi, ndaj dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera ndërkombëtare e identifikojnë përmirësimin e shëndetit mendor si, një preokupim parësor si, për vendet dhe njerëzit me të ardhura të ulëta, të mesme, ashtu dhe ato të pasura (WHO, 2005; WHO, 2009).
Kur ne kemi shëndet mendor të përkeqësuar ?
- -Trishtimi, lodhja prej një periudh të gjatë kohe
- -Mungesa e shpresës
- -Frika për të ardhmen
- -Tërheqja sociale dhe problemet ndërpersonale
- -Probleme me gjumin dhe ngrënien
- -Vështirësi në përqendrim dhe në zgjidhjen e problemeve
Këshilla
- -Të njohim dhe të indentifikojmë emocionin që ne ndjejmë sot.
- -Mbas indentifikimit ta trajtojmë atë nëse ka nevojë për tu trajtuar.
- -Të indentifikojmë shpeshtësinë e atij emocioni që na bezdisë.
Shkruan: Majre LEVENISHTI, Psikologe shkollore dhe edukimi….