Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
E qara është një nevojë e sinqertë e qënies njerëzore që ka pësuar një humbje. Por juve ju kanë mësuar se është turp të qani, sevetëm fëmijët mund të qajne, se burrta nuk duhet të qajnë, etj.
Dhe kështu shpesh, kur ju vjen për të qarë, apo kur filloni të qani, ju e frenoni nevojën tuaj për të qarë, duke shtrënguar muskujt e fyturës, duke shtrënguar mushkëritë, diafragmën dhe gjëndrat e të qarit në sytë tuaj. Ju nuk e shkarkoni jashtë vetes merzinë. Pasoja e kësaj është dhimbja e kokës.
Prandaj, sa herë ju vjen për të qarë, qani. Mos harroni, e qara është një nevojë, siç është një nevojë të ngrënit apo frymëmarrja. Lereni këtë nevojë të plotësohet.
Nësë moment apo vendi ku ju vjen për të qarë nuk ju ofron lehtësinë e nevojshme, shkoni diku tjetër. Në një vend më të sigurt. Dhe lereni vetën tuaj të qajë. E qara hap mushkërite, lan fytyrën, stërvit sytë dhe zbut gjëndjen shpirtërore.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..