Shkruan: Irma BULLA, Logopede…
Ekolali quhet kur një fëmijë ose i rritur përsërit ose imiton atë çfarë dëgjon. Ёshtë një formë e imitimit verbal. Përshembull, -kur pyesim : ’Dëshironi ujë?’ fëmija do të thotë përsëri ’Dëshironi ujë?’ në vend të përgjigjes ”po ose jo”.
Shpesh herë ata përsërisin atë që dëgjojn në moment, por në disa raste ata e përsërisin disa orë ose javë më vonë atë që kanë dëgjuar,kjo quhet dhe ekolali e vonuar ose afatgjatë. Psh: Reklamat ose fjalët e folura në ambjentin ku jetojmë.
Një formë tjetër e ekolalis është edhe ‘Ekolalia e zbatuar’ e cila vjen me një ndryshim në fjalë ose intonacion. Studimet tregojnë që vonesat janë zhvillim i rëndësishëm në fazën e fëmijëris,veçanërisht tek fëmijët me autizëm.
Ekolalia është një pjesë normale e zhvillimit të gjuhës tek fëmijët, kur ata rriten përdorin gjuhën e tyre,ndërkohë që gjuha e tyre zhvillohet,ata përdorin edhe më shumë fjalë të vetat. Kjo ekolali përsëritëse fillon të zbehet.
Zakonisht ekolalia fillon të zhduket në moshën 2-3 vjeçare,kur ata fillojnë të përdorin shprehjet e tyre. Gjithësesi në disa fëmijë,ekolalia është e vazhdueshme, kjo është tipar i dukshëm tek spektri i autizmit. Ekolalia përbënë një përqindje të lart tek zhvillimi i fëmijeve me autizëm.
- Çfarë mund të bëjm për trajtimin e ekolalis?
Përcaktojmë shkakun e prejardhjes së ekolalis. Ekolalia vjen si rrjedhojë e arsyeve të ndryshme.mund të jetë mungesa e aftësis së të kuptuarit të pyetjeve dhe dhënia llogjike e përgjigjes në varësi të pyetjeve. Logopedi mund të ndihmoj në gjetjen e shkakut të ekolalis,në momentin që gjejm shkakun,mund të fillojm trajtimin e ekolalis.
Disa nga metodat që përdoren për trajtimin e ekolalis janë:
- Aftësi të dobëta gjuhësore –Nëqoftëse një fëmijë ka ekolali si pasojë e vonesës gjuhësore,trajtoni vonesën gjuhësore e cila shkakton ekolalin.Shikoni çfarë lloj vonese gjuhësore ka dhe punoni per kete gje. Psh : nëse fëmijës i mungon koncepti i përemrave ,ja si mund të përgjigjet :- Nëna pyetë: ‘kush do qumësht?’ – Fëmija përgjigjet : ’kush do qumësht? . Në këtë rast mund të punosh me prezantimin e përemrit ‘Unë’. Jepi model fjalie psh: ‘Unë dua qumësht.’ Njëkohësisht punohet edhe me konceptin e kërkesave spontane, përgjigjet etj.
- Pasuroni fjalorin e fëmijës –Kjo ndërtohet mbi gjetjen e prejardhjes së vonesës gjuhësore dhe ekolalis. Kur fëmijës i mungojn fjalët, fjalit për tu shprehur,ai rikthehet tek përsëritjet dhe imitimet,ndajë është e rëndësishme pasurimi i fjalorit.
- Zhvillo fjalorin në bazë të moshës –Kur një përgjigje,shprehje ose fjali i jepet fëmijës si model referimi. Modeli është që të sigurojë një përgjigje të saktë,në vend të pritjes së përgjigjes së tij. Ky model ndihmon fëmijët të kuptojn përgjigjet e duhura. Modeli kërkon që të jetë i qartë që fëmija ta shprehi, kjo nënkupton fjalët dhe intonacionin në përgjigje.
- Ofrimi i mundësive –Kur ofroni mundësi,shprehni fjalët pa tonin e fjalis pyetëse.i japim mundësi përzgjedhje ne përgjigjet kur fëmija është duke gjetur objektin,jepi mundësi të thotë fjalët e ti përsërisi.
- Mos bëni shumë pyetje –Kjo do të ndikoj tek fëmija,që të përsërisi pyetjet gjatë gjithë kohës, në vend të përdorimi fjali : ‘Ana dëshiron…’ hiqni toni pyetës. Zgjidhja qëndron të japim më shumë modele, përgjigje se sa pyetje.
- Përgjigjuni me shembuj dhe pohime –Nëqoftëse fëmija ka aftësi të mira të të kuptuarit.bëja të qarta fjalët që i mungojnë ndërkohë që themi fjalin e saktë, nxirrë në dukje fjalë që harrohen gjatë kontekstit.
- Shmangëni shprehjet :- “E the saktë” duke përmendur dhe emrin e fëmijës. Fëmija mund të tentojë të imitojë atë, për çdo aktivitet që bën,në vend të përdorimit ‘Duartrokitjet’ose fjalët ‘Bravo’, ‘Saktë’. Një fëmijë që përdorë këto fjalë, ngjanë më mirë se sa vleresim ‘E bëre mirë punën.
- Ndonjëherë fëmijët bëjnë pyetje se çfarë dëshirojnë të tjerët dhe jo të shprehi dëshirën e tij. Psh. ‘Dëshiron ujë’ në vend të ‘Dua uje’. Por ata thjesht janë duke përsëritur fjalët tuaja,në këtë rast duhet të përgjigjemi :- ‘Jo,unë nuk dua, por ti po ’ kjo gjë sjellë ngadal ndërgjegjësimin tek fëmija,që po shprehet gabim.
- Tregoni kujdes në përgjigjet që i jepen fëmijës, psh.: Një fëmijë mund të thotë :- ‘Do mollë?’ ti i përgjigjesh ‘Po’. Para se ta shprehni përgjigjen ,lëre që ta nënkuptoj,mos i ktheni përgjigje verbale ‘Po’ por gjeni një frazë tjetër për përgjigjen e përshtatëshme.
- Eksperimentoni me dialogje të menduar më herët. Psh: ushtroni një aktivitet zbavitës ku të gjitha fjalët/fjalit janë të planifikuara.kjo funksionon mirë tek fëmijët që kanë aftësi përshkruese,këto përshkrime bashkangjiten me aktivitetin. psh : – Ti: Mirmëngjesi / Fëmija- :Mirmëngjesi-emrin. / -Ti: si je? / Fëmija – Jam mirë, Intersi i fëmijës është i ndërlidhur me përshkrimin, është e rëndësishme që të përfshihen fjali që fëmijët të imitojnë dhe kuptojn.
- Krijoni mundësi për fëmijën që të fillojë biseda,kjo mund të bëhet duke u fokusuar në aktivitete që pëlqen fëmija.Kjo ofron mundësi që fëmija të përdorë fjalorin e tij.
Ekolalia përdoret nga fëmijët që të ndihen mirë me veten.kjo mund të jetë një vetë stimulim,si ekolalia konstante i bënë ata të ndihen mirë dhe të kënaqur.
Kjo sjellje rritet kur një fëmijë është i çekuilibruar emocinalisht si : pasojë e stresit,shqetësimeve ose mërzisë.kur fëmija ndihet i mërzitur fillon të bëjë ekolali me reklamat ose pjesë recitimesh dhe kjo gjë ju jep kënaqësi, kur kjo lloj gjëje u jep kënaqësi mos e ndaloni fëmijën të mos e bëjn këtë lloj sjellje përsëritëse,sepse nuk ka produktivitet. Ashtu sikur një fëmijë do të luaj me lodrën e tij të preferuar, të njëjtën gjë bënë dhe fëmija me ekolalin.
Gjithësesi një fëmijë e fillon ekolalin në një situatë apo vend të papërshtatshëm, psh : në klas, librari,rrugë etj, në situatea të tilla përpiquni të gjeni arsyet e vetë stimulimit të kësaj sjellje,nëse fëmija është i stresuar jepini atij kohë,dhe i mundësoni atij një aktivitet që i pëlqen të bëjë. Kjo sjellë shpërqëndrim nga diçka stresuese. Nëse shikon që fëmija bën ekolali nga humbja e përqëndrimit,gjetja e motivit ndihmon fëmijën në përqëndrim.
Shkruan: Irma BULLA, Logopede…
(Burimi: Echolalia,autism spectrum disoreder,speech therapist/ 1specialplace.com)