Pyetje për mjekun
- Përshendetje.
- Po ju shkruaj në lidhje me një shqetësim që kamë për fëmijen tim. Vajza ime është 13 vjeçare dhe urinon gjatë natës. Më herët nuk e ka pas ketë problem por kjo ka filluar që nga mosha 10 vjeçare. Kur ka qenë shumë e vogel ka urinuar deri në moshen 3 vjeçare dhe prap ka fillu kur i ka mbush 10 vjet. Tani vajza nga turpi as nuk shkon të mjeku as psikologu dhe as nuk na lejon me e dergu dikund , andaj po ju shkruaj këtu më shpresën që marrim ndonje mendim nga mjeku apo nga psikologu lidhur me shqtësimin tonë.
Përgjigjet: Dr. Ilir DRAGAJ, Mjek i përgjithshëm
Eneureza apo urinimi pavullnetshën natën siç është e njohur, fillon paraqitjen tek fëmijet pas moshës 5 vjeçare deri në moshën 10 vjeçare. Këta fëmijë nuk kanë ndonjë problem organik, fshikëza funksionon normalisht, zbrazja është e plotë. Gjithëashtu këta fëmije nuk kanë problem me infeksione, mirpo një analizë rutine është mirë të bëhet.
Faktore kryesor mund të jetë gjumi i rëndë, prodhimi i shtuar i urines dhe kapaciteti i zvogluar i fshikëzes urinare. Poashtu, trashegimia luan një rol të rëndesishëm. Eneureza (urimin natën) nuk vjen as si pasojë e problemeve psikologjike, mirpo nëse nuk trajtohet me kohë atëherë vie deri tek problemet psikologjike që paraqiten si ndjenja fajësie.
Hapi i parë që duhet të bëni është që të konsultoheni me mjekun perdiater dhe të shihet për çka bëhet fjalë, e pastaj të filohet me terapi adekuate.
Zgjedhja e terapisë bëhet nga mjeku pediater ordinues duke u bazuar në çrregullimin që ka ndiku deri të urinimi i pavullnetshëm.