Shkruan: Ana VELIU, Psikologe klinike..
Faktorë Personalë:
- Perceptimet apo besimet e gabuara lidhur me përitimet që vijnë nga përdorimi i substancave
- Mungesa e njohurive lidhur me pasojat e përdorimit të substancave
- Eikasiteti i ulët në arritjet vetjake
- Faktorë të personalitetit si p.sh. depresioni, vetëvlerësimi i ulët
- Gjendje jo e mirë psikologjike
- Arritjet akademike (siç është vënë re, rezultate të ulëta = rrezik i lartë)
Faktorë të sjelljes
- Adoleshentët përfshihen në një përdorim më të rëndë dhe më të shpeshtë të substancave krahasuar me të rriturit
- Adoleshentët përdorin shpesh më shumë se një substancë
- Adoleshentët tentojnë të përfshihen në sjellje me rrezikshmëri të lartë më shumë se sa të rriturit
- Kurioziteti çon shpesh në eksperimentim
- Adoleshentëve mund t’u mungojë një kontroll i mirë i vetvetes dhe mund të sillen në mënyrë më impulsive sesa të rriturit
- Mungesa e aftësive të ndryshme, përfshirë të menduarit kritik, mungesa e aftësisë për t’u përballur dhe përshtatur me stresin etj. mund të jenë gjithashtu faktorë nxitës
Faktorë të ambientit
1.Sjelljet dhe vlerat që shihen tek prindërit dhe bashkëmoshatarët
2.Përdorimi i substancave nga prindërit, motrat apo vëllezërit dhe bashkëmoshatarët
3.Normat sociale dhe kulturore
4.Faktorë të tjerë si p.sh. statusi i ulët social dhe ekonomik
Faktorët Psikologjikë
- Truri dhe trupi, në rritje e sipër në këto mosha, janë më të ndjeshëm ndaj substancave me të cilat mund të abuzohet
Shkruan: Ana VELIU, Psikologe klinike..