Shkruan: Flavio TELHAJ, Shkolla “Pjeter Budi”- Tiranë…
Fëmijëria është ajo moshë që kalohet duke luajtur, duke qeshur, duke u kënaqur pranë familjes dhe pranë njerëzve më të dashur. Mirëpo, për fat të keq kjo nuk është e bukur për të gjithë.
Pëshembull: Në raportin e fundit të publikuar nga “Save the Children”, 1 në 4 fëmijë në botë një është i privuar nga fëmijëria. Kështu konkludohet pikërisht në 1 Qershor, në ditën e fëmijëve. Raporti përfshin një indeks global, sipas te cilit listohen vendet ku fëmijëria është më shumë ose më pak e kërcënuar.
E publikuar me qëllimin që të përkojë me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporti ” Fëmijëri të Grabitura ” saktëson se të paktën 700 milionë fëmijë në mbarë botën – dhe ndoshta qindra miliona më shumë – kanë pasur premtimin e një fëmijërie të përmbushur që është thyer para kohe.
Faktorët që ndikojnë në të shumtën e rasteve janë dhuna ekstreme dhe konflikti që shpesh i detyrojnë familjet të braktisin shtëpitë e tyre, martesat dhe shtatzënitë në moshë të hershme, puna e fëmijëve, shëndeti i dobët dhe pamundësia për të vijuar shkollimin e rregullt.
Indeks, i cili i rendit 172 shtete të botës, tregon se fëmijëria në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qëndrore është më e kërcënuara, me Nigerinë të renditur në pozitën më të ulët. Ndërsa vendet ku fëmijëria, premton një fazë më të shëndetshme jetësore, janë; Norvegjia, Sllovenia, Finlanda, Holanda dhe Suedia – të gjitha , pjesë e Evropës. “Save the Children”, për të parën herë hulumtoi edhe të dhënat që raportojnë mbi vrasjen e fëmijëve në mbarë botën, prej nga del se çdo ditë vriten më shumë se 200 djemë dhe vajza në mbarë botën. Eshte e tmerrshme!
Unë e kam të vështirë të përfytyroj se çfarë ndjen një fëmijë kur është i detyruar të jetojë rrugëve, ndihet më i sigurt aty, se sa në shtëpi?
Nëse ka një të tillë. Pikërisht atëherë kur kanë nevojë më shumë se kurrë për dashuri dhe mbrojtje, pranë familjes, këtyre fëmijëve u duhet të mësojnë që të jenë mjaft të gatshëm rrugeve për t’u mbrojtur nga njerëzit e pamëshirshëm e mizorë, të cilët janë gati t’i shfrytëzojnë me çdo formë dhe me plot kuptimin e fjales “shfrytezim”.
Shpesh, në kohët tona të trazuara ku jetojmë ndodh që vetë fëmijëria shkatërrohet. Lë gjurmë të rënda psikologjike dhe fizike. “Madje kur të rriten do thonë me dëshpërim”,- «Do të doja të isha prapë fëmijë, të jetoja fëmijërinë time të humbur».
“Fëmijët kanë nevojë më shumë për standarte se sa për kritika”
Shkruan: Flavio TELHAJ, Shkolla “Pjeter Budi”- Tiranë…