Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…
Fobia sociale –karakterizohet nga frike e vazhdueshme, kronike dhe me intensitet të lartë e të qënurit i/e parë nga të tjerët, të qënit i/e gjykuar dhe frika se mos bën veprime që do ta sikletosnin në sytë e të tjerëve. Shqetësimi mund të fillojë madje dhe ditë apo edhe javë përpara një ngjarjeje ku individi pritet të marrë pjesë. Ankthi mund të bëhet aq i rëndë sa të ndërhyjë në produktivitetin në punë, shkollë e aktivitete të tjera. Personat që vuajnë nga Fobia Sociale, edhe pse e kuptojnë që frikrat janë të pakuptimta apo të ekzagjeruara nuk mund t’i ndalin. Shenjat kryesore të këtij çrregullimi ankthi janë: skuqje, djersë profuze, dridhje, të përziera, vështërsi në të folur etj.
Trajtimi Kognitiv-Bihevjoral –Një tjetër mënyrë efektive do të ishte edhe terapia kognitiv-bihevjorale., me anë të së cilës pasi të bëhet modelimi imendimeve negative ankthndjellëse, bëet edhe modifikimi I sjelljes, apo përmirësimi i sjelljeve për të minimizuar ankthin. Nëpërmjet CBT, individi mëson të vlerësojë realisht dhe ndryshojë modelet e të menduarit.
Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…