Pyetje për psikologun
Pershendetje
Deshta me pyt diqka?? E Kam ni vesves Se di pse I ka nja dy muaj Që Po vdes kur do të vdes . Kam dhimbje ne trup kam mendime ka mem ra kjo smuj a Jo. Ajo kajher me largohet Po prap me kthehet Mu ka ba vesves mu ne kokë jo kur kam. Ndonjë dhimbje ne trup jo sëmundje j e keqe Tani me vjen ne mend shum vdejka Se di si ta përshkruj me falë tjera. Ju faleminderit për mirëptim.
=========================================================================
Pyetje për psikologun
- Përshendetje. Deshta me pyet diqka?? E Kam ni ves, se di pse? I ka nja dy muaj që po pres kur do të vdes . Kam dhimbje në trup, kam mendime që ka më m’rënë kjo sëmundje apo jo. Ajo mgamjëherë më largohet, por prap më kthehët. Mu ka bër ves në kokë edhe pse nuk e kam ndonjë dhimbje në trup dhe mëndojë se është sëmundje e keqe. Pastaj më sillet nëpër mëndje shumë vdekja. Se di si ta përshkruaj me fjalë tjera. Ju faleminderit për mirëkuptim.
Përgjigjet psikologu: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe Klinike
Përshëndetje.
I nderuar shqetësimet tuaja janë prezente që dy muaj. Ju keni simptoma të ankthit, depresionit, fobisë prej sëmundjes. Sipas përshkrimit tuaj. Ankthi është ai që ju shkakton mē shumë shqetesim jo sëmundja fizike . Mos u përqendroni tepër në pjesët e trupit se me siguri do të gjeni diçka që ju shqetëson dhe në këtë rast paraqiten tendencat Hipokondriake që mund të trajtoheni me Psikoterapi . Nëpërmjet psikoterapisë ju do të mësoni se si të ndryshoni të mënduarit për sëmundjet , shëndetin, menaxhoni emocionet, situatat stresues si dhe ankthin. Ju duhet të konsulltoheni me psikolog , psikiater për trajtim të metutjeshem.