Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Kur jeni të qetë, ju merrni frymë me anë të diafragmës 8-12 herë në minutë. Për çdo frymëmarrje qelizat e trupit tuaj përdorin 200 ml oksigjen dhe eliminojnë të njëjtën sasi të dioksidit të karbonit. Ky është një kusht i nevojshëm që trupi juaj të funksionojë normalisht.
Por, ky ekuilibër prishet kur jeni të nxitur ſiziologjikisht. Në një rast të tillë, ju merrni frymë me anë të gjoksit në mënyrë shumë të shpejtë ose shumë të thellë 12-16 herë në minutë. Kjo gjëndje e frymëmarrjes quhet ndryshe hiperventilim.
Hiperventilimi bën që qelizat e trupit tuaj të eliminojnë një sasi shumë më të madhe të dioksidit të karbonit, sesa sasia e oksigjenit që ato përdorin. Sasia e madhe e dioksidit të karbonit mund që të rrisë shumë përbërjen alkaline te gjakut tuaj. Dhe kjo jep shumë efekte të pakëndëshme: marrje mëndsh, dhimbje gjoksi, shtrëngesë në pjesën rreth zemrës, rrahje të shpejta zemre, dobësi, paaftësi për të lëvizur, tendosje muskulore në zorë e stomak, ngërç, (duart dhe këmbët) e ftohta.
- Por ju mund t’i shmangni, ose të paktën t’i reduktoni këto. Si?
Me anë të frymëmarrjes diafragmike. Natyra me të vërtetë na ka pajisur me një mekanizem të përsosur frymemarrjeje – diafragmën. Një muskul që ndodhet nën mushkëri, mes gjoksit dhe zgavrës abdominale.
Nëse përdorni këtë muskul, zona juaj abdominale (zona mes stomakut dhe gjoksit), do lëvizë përpara, në mënyrë ritmike, të lirshme, të qetë, kur ju të merrni frymë dhe do të tërhiqet prapa, kur ju të nxirrni frymen. Në këtë rast frymemarrja juaj eshtë e plotë, e thellë e ngadaltë dhe e shtruar (uniforme). Mushkëritë tuaja mbushen me ajër. Trupi përdor shumë më tepër oksigjen. Enët e gjakut zgjerohen. Truri punon më mirë. Rimerni energji.
-Dhe kur ju e nxirrni frymën jashtë duke përdorur diafragmen, muskujt tuaj çlirohen nga tendosja. Ju ndjeheni më të qetë. Këtu qëndron edhe efekti relaksues i frymëmarrjes diafragmike.
Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….