Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
Çfarë mund ta pengojë zbatimin e gjërave që ju keni planifikuar?
Shtyerja e punëve. Shtyerja e punëve është hajduti më i madh i kohës suaj. Punën e sotme mos e lër për nesër, se dita që vjen pa punë tjetër. Fakti është se shtyerja e punëve çon në grumbullimin e shumë punëve të papërfunduara, që duhen kryer në një hapësirë shumë më të ngushtë kohore. Dhe presioni i kohës së pakët ju streson fuqishëm.
Ju mund të shmangni, ose të paktën ta reduktoni zakonin e shtyerjës së punëve. Për ta bërë këtë, ju duhet të eliminoni mendimet iracionale që ju shpien në shtyrjen e punëve dhe zëvendësojeni ato me mendime racionale.
Eskpertet mendojnë se mendimet iracionale ndërhyjnë në trurin tuaj dhe ju frenojnë në momentet që synoni të filloni një punë. Përpiquni të identifikoni se çfarë mendimesh iracionale qarkullojnë në trurin tuaj, në momentet që ju dëshironi të filloni një punë dhe pastaj me anë të tëknikës se të “folurit të brendshëm pozitiv”, thojii vetës një mendim pozitiv.
Shembull (Mendimi iracional): Unë nuk duhet të filloj këtë punë, përderisa nuk jam i sigurt se do arrij ta mbaroj atë të tërën.
Ajo që mund ti thoni vetës (mendimi racional) është: Unë mund ta fillojë këtë punë. Mirë do të ishte ta mbaroja të tërën. Megjitahtë, edhe sikur të mbaroj vetëm një pjesë të saj, nuk do të ishte keq”
Thoni “JO”, ose vendosni kufij. Ju mund të filloni me përkushtim kryerjen e një pune të plainfikuar, por forca të tjera të jashtme mund të ndërhyjnë e tu ndërpresin.
- Dikush ju fton për një kafe.
- Dikush do të konsultohet me ju.
- Biseda rastësore.
- Mbledhje të zgjatura, të parëndësishmë.
Nga dëshira për të mos ua prishur të tjerëve ju përfshiheni në gjëra që nuk i keni parashikuar. Ndërkohë, ju shtyni kryerjen e gjërave të rëndësishme që doni në të vërtetë të bëni. Në të vërteëtë, ju jeni viktimë e sjelljes suaj passive.
Ju mund ta shmangni këtë duke u thënë “Jo” ofertave sabotuese.
- Nuk mund të vij tani për kafe, sepse dua të mbaroj diçka që kam filluar”.
Në raste të tjera, nëse ju mendoni se mund të toleroni disi, mund të shkëputeni nga puna që keni filluar, por duke vendosur kufij kohor:
- Dakord, mund ta pimë një kafe së bashku, por vetëm këru afër dhe për 15 minuta”
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..