Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Çdo herë shoqërite njerëzore, sistemet funksionale, mendjet inteligjente mediat dhe propaganda, kanë shpënzuar dhe shpenzojnë shuma të mëdha parash për dije.
Çdo shoqëri e civilizuar, mundohet të zbulojë gjëra dhe ti fus në funksion dobiprures.
Por është shqetësues fakti sa shuma parash shpenzohen për investime të tjera…. Sidomos në shoqërine tonë Shqiptarë, ku niveli i papunësisë dhe varfërise është në tendence rritjeje
Derisa kthehësha nga Tirana, i vetëm në makinë, i lodhur, e hapa radion dhe fillon reklama “zbritje fenomenale, çmim nga 4500 euro në vëtem 3500 euro për rimodelimin e vithëve. Çmim nga 3500 euro në 2500 euro për rimodelimin e gjoksit. Çmim extra në zbritje për fryerjen dhe zmadhimin e gjoksëve”, etj etj.
Dhe në fund. “Cakto terminin tuaj, vëtem pas datës 13 qërshor, deri atëherë të gjitha terminet e rezërvuara”
Hej more njëri i mirë, hej more njëri pa mend në kokë, apo më mirë njeri më …….. në kokë, po a nuk u knaqe me ato qe ti fali Allahu, pa asnje qindarke, pa asnje çmimi, pa asnje gjë prej gjëjë. Pa asgje, dhe asgje nuk kerkoi Allahu nga ti, përpos ta falënderosh,
Po ti qka ben. Atij që të krijoi dhe të dha dhuntine, menqurin, të bëri të shëndoshë, ti nuk e falënderon, por derdh pasurin, djersën e familjës dhe e shpënzon për gjëra të kota, të pavlera.
Po çka do besh pasi ta rimodelosh prapanicen tënde?
Ekzakt, siç mëndoja. Hapeni çdo faqe sociale, çdo kanal televiziv, çdo emision, çdo debat, çdo foto. Nuk ke qka shikon. Vetëm foto nga prapa, që të duket prapanica. Foto nga lart, që të duket gjoksi. Foto më një leckë qe nuk të mbulon as pjesët intime, që të duken kofshet. Foto që të duken edhe breçkat e fryera nga paturpësia. Lakuriqesi, civilizim, shekulli 21, evropa, perendimi.
Hhhh. Civilizimi më lakuriqësi.
Epo, nëse do ishte ashtu, atëherë kësaj i shkonë shumë mirë thënja e Mehmet Akif Ersoy: “nëse zhveshja është civilizim, atëhere kafshët janë më të civilizuara se ne”
Ku mendon se do të jetë produkti më këtë investim?
Askund, pikërisht askund.
Provojë një herë o njeri i mirë, ta përdoresh trurin.
Provo ta investosh tërë atë shumë parash në dije, në edukim, në civilizim, në ngritje profesionale e intelektuale, sepse ti do jesh modeli i fëmijëve tu.
Provo të investosh në tru, e jo në vithe.
Shiko rezulatin si do të jetë pas një kohë.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….