Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Për të mos u ndier të dëshpëruar, ju duhet të jetoni të tashmen. Duhet të pranoni që e kaluara nk mund të jetojë shumë gjatë, vjen një moment dhe ajo përfundon. Ajo ekziston vetëm në mendimet tuaja. Më parë ekzistonte, tani është vetëm në imagjinatën tuaj.
Shumë persona jetojnë duke parë më lupe çdo sjellje të gabuar, duke u përqendruar të gabimet dhe të metat, si dhe kërkojnë përsosmëri tek vetja ashtu edhe tek të tjerët.
E kaluara dhe e ardhmja mund të jenë vetëm një pjesë e imagjinatës suaj. I vetmi moment i vërtetë është momenti në të cilin po jetoni.
Nëse ju pranoni fuqinë e mendimeve tuaja të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në dëshpërimin dhe lumturinë tuaj, kjo mund të ju nxisë të kuptoni që jeni vetë ju që mund të ruani qëndrueshmërinë e gjëndjes suaj shpirtërore.
Zanafilla e çdo problemi janë mendimet tuaja. Ju duhet të pranoni që për të qenë një person i lumtur, duhet të pranoni që një gjë e tillë mund e jetë e mundur.
Mënra se si ndiheni, është e lidhur më mendimet tuaja. Sa më shumë vëmendje ti kushtoni një situate negative, aq më keq do të ndiheni.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….