Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…
• Rritja në gjatësi është më e vogël sesa gjatë muajve të mëparshëm, mesatarisht 1,3 cm. Fëmija arrin
afërsisht 1 herë e gjysëm gjatësinë e tij të lindjes deri në ditëlindjen e tij të parë.
• Pesha rritet afërsisht 0,5 kg në muaj. Pesha e lindjes afërsisht trefishohet kur ai bëhet 1 vjeç. Pesha mesatare e fëmijës është 9,6 kg.
• Ritmi i frymëmarrjes ndryshon sipas aktivitetit që kryen fëmija nga 20-45 frymëmarrje për minutë.
• Temperatura e trupit ngrihet 35,7-37,5 C. Moti, kushtet e mjedisit/dhomës ku po rri fëmija, aktiviteti dhe veshja ende ndikojnë në ndryshimin e temperaturës.
• Perimetri i kokës dhe i gjoksit mbeten të barabarta.
• Vazhdon të përdorë muskujt e barkut për frymëmarrje.
• Fontanela fillon të mbyllet.
• Shpërthejnë afërsisht 4 dhëmbë të poshtëm, 4 të sipërm dhe 2 dhëmballë të poshtme.
• Krahët dhe duart janë më të zhvilluara sesa këmbët dhe shputat e këmbëve (sepse tek fëmija më parë zhvillohen gjymtyrët pranë kokës, sesa ato larg saj); duart paraqiten më të mëdha, në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit.
• Këmbët mund të vazhdojnë të jenë të dhjamosura (me rrathë) dhe shputat duken sikur janë dystaban, sepse harku i këmbës nuk është zhvilluar akoma. Shpesh prindërit nuk dinë nëse duhet të përdorin këpucë gjatë muajve të parë të jetës.
Rekomandohet se çorapet ose papuçet janë më të mirat për bebin tuaj, por nuk ka asgjë të keqe që t’i vishni këpucë. Meqë këmbët e tij nuk janë gati për të ecur, edhe këpucët që përdoren tani nuk duhet të jenë për këtë qëllim.
Ato duhet të jenë të lehta, prej lëkure ose cope dhe jo plastike, shualli duhet të jetë i butë dhe nëpërmjet tij të mund të prekësh shputën e këmbës së fëmijës.
Për të parë nëse gjatësia e këpucës është në rregull, shikoni largësinë e gishtit të madh të fëmijës nga skaji i këpucës. Kur kjo largësi është sa gishti juaj, atëherë madhësia e këpucës është në rregull dhe ka edhe hapësirë që lejon rritjen e këmbës.
Për të kontrolluar gjerësinë e këpucës, pickoni copën në pjesën e sipërme dhe nëse mund ta bëni këtë, gjerësia është e mjaftueshme. Mos i vishni fëmijës këpucë me thembër të fortë, as në periudhën kur ai fillon të ecë.
- • Të dy sytë bashkëveprojnë më mirë me njëri tjetrin.
• Mund të shohë dhe të tregojë sendet deri në një distancë 30- 60 cm larg.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…