Shkruan: Arsena QENANI, Pedagogji Speciale…..
Në këto ditë të rënduara e të vështira psikologjikisht për të gjithë ku askush prej nesh nuk është duke jetuar në atë të ashtuquajtur e përditshmja jonë normale , një situatë e vështirë është ajo cfarë po përjetojnë fëmijët që ndiqnin studimet në institucione arsimore.
Jeta e vogëlusheve , e familjarëve të tyre si edhe e mësuesve është kthyer në një kaos apo lëmsh të cilin jemi thjesht ne zbulimin e hapave për ta zgjidhur. Por ajo cfarë është më e vështirë për t’i dhënë një dejtim ,është situata e fëmijëve me aftësi speciale.
Një pjesë e tyre siç tashmë e dimë e ka të vështirë të dal nga rutinat e veta pjesë e së cilës përbënte edhe të shkuarit në shkollë përditë. Tani është e rëndësishme më shumë se sa kurrë që mësuesit e fëmijëve special , siç quhen edhe ndryshe mësuesit mbështetës të marrin masa të menjëhershme pa humbur kohë për të mos krijuar boshllëqe në formimin e njohurive që po i përcilleshin fëmijës gjatë kohës së frekuentimit të institucionit arsimor.
Është e natyrshme që për momentin mësuesit të ndihen në një presion të madh mbase nga mungesa e eksperiencës apo mbase edhe nga situata e krijuar e momentit e cila nuk ishte hasur asnjëherë më parë në vendin tonë.
Por ja tek janë disa këshilla mjaft të vlefshme të cilat mesa duket kanë dhënë rezultat në programin e mësimit online për mësuesit mbështetës por edhe për mësuesit e arsimit normal :
- Merr masa të menjëhershme : kjo është dicka që duhej bërë tashmë. Është e rëndësishme shmangia e boshllëqeve të krijuara pasi siç dihet te fëmijët me aftësi speciale regresi është më i madh se sa progresi. Mësimi online duhet të fillojë të paktën pas një jave ndërprerie të frekuentimit të shkollës.
- Shpjegoj fëmijës të vërteten! Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Është e rëndësishme t’i shpjegoni fëmijës se përse jeni duke komunikuar nëpërmjet mjeteve teknologjike. Kujdes tonin e zërit! Është I këshillueshëm toni i qetë i zërit pasi tërheq më shumë vëmëndie dhe është më i besueshëm.
- Sigurohuni që fëmija nuk ka harruar aftësitë e përftuara më parë në shkollë. Nëse i ka harruar është e domosdoshme t’u kthehemi përsëri në mënyrë të përmbledhur. Në varësi të rëndesës që ka ,fëmija gjithsesi ka për ti përvetsuar sërisht.
- Pasi jeni siguruar për atë që përmendëm më sipër, vazhdoni me planin PEI aty ku e kishit lënë! Sigurisht nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk ka ndodhur por është e rëndësishme që marrja e dijeve të vazhdojë në mënyrë të tillë.
- Rrit bashkëpunimin në një shkallë më të madhe me prindin! Kujto që nëse për një prind të një fëmije normal situata është shumë e tensionuar , atëherë për një prind me një fëmijë me aftësi ndryshe situata është trefish e tensionuar! Nëse ata kryenin një rutinë normale tek e cila përfshihej shkuarja në punë gjatë kohës që fëmija i tyre ishte në shkollë, ata nuk mund ta bëjnë më këtë duke u gjendur përballë një situate që mbase nuk kanë njohuritë e duhura për t’u përballur , por ti mësues special i ke!
- Ul kërkesat ose modifikoji ato! Nëse në orën e fiskulturës fëmijës i kërkohej të zbriste apo ngjiste shkallët 5 herë apo të ecte me hap të lehtë 3 herë në oborrin e shkollës nuk ka pse fëmija t’a ndërpres këtë aktivitet që i bën mirë fizikut të tij. Ai mund të bëjë ecje 5 herë brenda shtëpis së tij pa e ndërprer punën e tij. Kujto prindin që të përdori shpërblimet me interval të ndryshme kohore pas ecjeve të fëmijës.
- Bëhu krijues! Mos u kufizo asnjëherë në krijime dhe imagjinatë! Nuk ka asgjë më të mirë për të gjithë në këtë situate!
- Jep gjithmonë si detyrë shtëpie realizimin e një vizatimi me temë të lirë ose jo, për fëmijën. Në këtë mënyrë jo vetëm që e mban atë të angazhuar por zbulon përditë rretth gjendjes së tij emocionale.
- Përkujdesje! Jo vetëm për fëmijën por edhe për prindin e tij. Qëndroj pranë nëse ka nevojë të informohet më shumë për të ndihmuar fëmijën e vet. Mos harro : Fëmijët special dhe prindërit e ktyre fëmijëve nuk u intereson se sa shumë di derisa të dine se sa shumë interesohesh për ata.
Këto ishin disa metoda pune për mësuesit e arsimit special , por sigurisht jo të vetmet. Informohuni sa më shumë pasi kjo shoqëri do të ketë për shumë gjatë nevojë për specialistë si ju. Dhe mos harroni këshillën më të rëndësishme : Qëndroni në shtëpi!
Shkruan: Arsena QENANI, Pedagogji Speciale…..