Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
Psikologu nuk trajton sëmundjet
Ta vizitoni psikologun, është shumë normale, mos ndjej frike nga stigmatizimi, të kontaktosh me psikologun nënkupton se ti ke gjetur rrugën e duhur.
Njihu më termin Psikologji dhe me termin Psikolog Klinik.
Psikologji është disiplinë shkencore që studion proceset mendore dhe sjelljet e njerëzve dhe të gjallesave të tjera. Psikologjia fokusohet në studimin shkencor të sjelljeve individuale dhe sjelljeve të grupeve. Qëllimi i psikologjisë është përshkrimi, shpjegimi i sjelljes, parashikimi dhe kontrolli i sjelljes. Nga literatura rezulton se termi psikologji, haet për herë të parë me emrin “psichiologia”, në vitin 1506, në një traktat të shkruar nga humanisti kroat Marco Marulic.
Psikolog klinik është profesionisti që merret me diagnozen, shkaqet dhe trajtimin e çrregullimeve psikologjike.
Nga kjo që u tha me lart, nënkuptohet se psikologu trajton çrregullimet psikologjike. Prandaj, më këtë nënkuptojeni se po të kontaktoni më psikologun ju jeni duke funksionuar shumë normalisht, madje si shumica dërmuese e popullatës
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..