Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…
Çdo ditë e më shumë numri i të prekurve nga korona virus sa vjen e ritet, është më se normale frika që ka kapluar botën anë e mbanë .
Kërcënimi që po reflektohet më së shumti mund të jetë i dëmshëm në aspektin psikologjik për fëmijët e duke përfshirë këtu edhe adoleshentët ,të cilët ndonjëherë kanë informata të rreme për këtë virus.
Ju si prind ,familjarë apo cilindo rolë që keni në familjen e këtyre fëmijëve/adoleshentëve duhet të jeni sa më të kujdesshëm për sa i përket bisedave që i bëni me ta në lidhje me virusin në fjalë .
Asnjëherë mos e shmangni bisedën sepse shmangia mund të jetë tek ata si pasqyrim se ju po fshehni diqka dhe ky virus mund të kuptohet shumë më i rrezikshëm se që është.
Duhet që ju ti mësoni se duhet të pastrohen duart ,pastaj të mos ketë kontakt me persona të ndryshëm , të jenë në kontakt minimal të mundshëm,deri sa këtij virusi ti vijë fundi.
Gjithmone këto këshilla të mos jenë të trajtuara me prapavijë negative duke i frikësuar ose duke ju thënë se nëse nuk i përmbaheni ju do të vdisni ose do të sëmureni shumë keq ,asnjëherë mos i kërcënoni mendjet e tyre të vogla që ndonjëherë ndihenë të frikësuara nga hija e tyre e padëmshme.
Fëmijët duke lundruar në mendjet e tyre me indormata që kanë lexuar se njerëzit po vdesin ,se si të moshuarit janë ata të cilët në shumicën e rasteve nuk po mund ta përballojnë pandeminë e frikshme, këtu do të shfaqet një frikë dyfishë më e rëndë se përposë që do të jenë të frikësuar për vete, do të kenë frikë për gjyshërit ,prindërit dhe familjarët e tjerë.
Duhet që të jetë një bashkëbisedim reciprokë.
Për ata të cilët kanë familjarë e sidomosë prindërit njërit ose të dytë të përkushtuar në profesionin mjekësorë , të ju kumtohet se ata do të duhet ndoshta të jenë të përkushtuar sepse vendi tyre ka nevojë , nëse ata janë së bashku çdo gjëje do ti vije fundi.
Të ju tregoni se është grip i cili ende nuk ka vaksinë në treg ,të pohoni të vërtetën se njerëzit shërohen edhe nëse sëmuren , kumtojeni se edhe më parë ka pasur epidemi apo viruse të ndryshme por ju ka ardhur fundi.
- Pasi që edhe shkollat kanë një pauzë si një parandalim i këtij virusi shumë fëmijë bien preh e pytjeve :
- A është me të vërtet kaq i rreikshëm?
- A do të vdesim të gjithë ne ?
- Po sikur unë të sëmurem çfarë do të ndodhë me mua?
Iluzstroni dhimbjet e tyre me fjalë të ëmbla ,tregojuni se kjo ndalesë e përkohshme është që ti mbrojnë edhe pse ende nuk ka raste në Kosovë ,kjo është një parandalim i përkohshëm ,e ju nëse jeni të kujdeshëm asnjëherë nuk do të sëmureni ,por edhe u sëmuret nuk është fundi është fillimi i një virusi që ka shërim nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve dhe pjesës tjetër të stafit shëndetësorë, gjithmonë duke mos i kërcënuar ,por duke ju qetësuar shpirtat e tyre të pambrojtur.
Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…