Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik..
Nga mjedisi i jashtëm, informacioni futet në rregjistruesin sensor si një impresion i shpejt sensor – për më pak se një sekond. Nëse informacioni tërheq vëmendjen tonë, atëherë ai do të shkojë në kujtesën afat-shkurtër ku do të ruhet përkohësisht në mënyrë të vetëdijshme. Gjatë kësaj faze ne aplikojmë strategjitë e organizimit të materialit dhe e kodojmë atë për ta rigjetur më vonë. Kur informacionet fshihen nga vetëdija ose kanë humbur ose janë depozituar në në kujtesën afat-gjatë. Kur na nevojitet, me vetëdijen tonë informacioni rigjehet në kujtesën afat-gjatë.
Kur njerëzit moshohen, pritet të shfaqet ndonjë problem me ndonjë prej këtyre proceseve, por natyrisht nuk dobësohen të gjitha pjesët e sistemit të kujtesës. Kujtesa sensore, veçanërisht ajo që lidhet me pamjen dhe tingujt, duket se bie më tepër me moshim. Në fakt, plakja nuk ndikon në përmbajtjen e kujtesës. Dijet e depozituara për një kohë të gjatë dhe të qëndrueshme ruhen dhe bëhen të vlefshme në këtë periudhë.
Kur informacini është vendosur në kujtesën afat-gjatë, një 80- vjeçar e ruan atë njëlloj sikurse një 20- vjeçar. Problemet me të vjetrit lindin gjatë procesit të rigjetjes së informacionit për të kryer një detyrë ose për të dhënë një përgjigje, sepse moshimi ndikon në efiçencën e këtyre proceseve.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik..