Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Kur do të ndalemi së menduari?
Nëse besoni që mendimet tuaja janë të vërteta dhe nxitoni të analizoni mendimet negative, atëherë do të përshkoheni nga një gjendje e dëshpëruar, pasi sa më shumë të mendoni aq më i madh dhe më i rëndësishëm do të bëhet problemi.
Mënyra se si ndiheni është e lidhur me rëndësinë që i jepni mendimeve tuaja. Sa më keq të ndiheni aq më shumë mendime negative do të keni dhe fatkeqësisht, për shkak të gjëndjes suaj të keqë shpirtërore, do të jeni më shume i nxitur për të patur më shumë mendime negative.
Kështu, do të bëhemi pjesë e një spiraleje të pafund negative, e cila nuk ju drejton kurrë në drejtimin e duhur, atje ku ju mund të ndiheni të lumtur. Kjo spirale do të përfundojë dhe ju në fund do të vendosni fundin e gjithë kësaj historie.
E gjitha kjo do të përfundojë kur të filloni të ndiheni më mirë, me një mendje më të kthjellët dhe kur të pranoni që e vetmja mënyrë që ju bën të lumtur është kontrolli i endimeve tuaja.
Nësë ju vërtetë doni të jeni të lumtur, duhet të mos përqendroheni në ndjesitë negative por duhet të filloni të përqendroheni në funksionimin e shëndetshëm psikologjik, i cili qëndron i heshtur brenda jush, për tu rizgjuar atëherë kur ju do ta kërkoni një gjë të tillë.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….