Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Ajo që ne ndjejmë dhe mendojmë, dhe ajo që ne jemi, është e përcaktuar në një masë shumë të madhe nga gjëndja e gjëndrave tona me sekrecion të brendshëm dhe e organeve të brendshme të trupit tonë.
Trupi juaj është i aftë të reagojë me alarm ballë një situate stresante. Por, trupi juaj është, gjithashtu i aftë që të prodhojë edhe diçka që është plotësisht e kundërt me reagimin e alarmit, e që është reagimi relaksues.
- Ju jeni të relaksuar kur:
- zemra juaj rreh ngadalë, qetë dhe në mënyrë uniforme,
- frymëmarrja juaj është e qetë, e thellë dhe e shtruar,
- muskujt e trupit tuaj janë plotësisht të shtëndosur dhe të lëshuar,
- gjymtyrët e duarve dhe të këmbëve tuaja i ndjeni të ngrohta,
- ju ndjeheni të freskët dhe energjikë.
Siç e shihni, këto shënja të relaksimit, janë të kundërta me shenjat e reagimit të alarmit. Kështu që, ju mund ta përdorni relaksimin për të fashitur efektet e reagimit të alarmit, të cilat, pot ë jenë rë zgjatura dhe intensive, shpien në sëmundje.
Ju mund të arrini një gjëndje të thellë relaksimi, kur jeni në gjumë (natyrisht nësë nuk shikoni ëndrra të frikshme), por ju mund të arrini të relaksoheni edhe kur jeni të zgjuar.
- Por, lind pyetja si?
Atëhere, unë do të mundohem të ju sjell teknikat e relaksimit, më radhë, më kushtin që ju, jo vetëm ti lexoni, por edhe ti praktikoni.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….