Shkruan: Ana KOTRO, Logopediste….
Labiopalatumskizi është një patologji kongenitale dhe anatomike, e cila konsiston në mosformimin e plotë të palatumit dhe buzës.
Shkaqet nga e cila shkaktohet mund të jenë:
- Pirja e duhanit, steroidet, antikonvulsantët, alkooli, mungesa e folatit
- Acid retinoik i tepërt
- Mosha e nënës
- Çrregullime sindromike
- Sindrom Velocardiofacial
- Sindromi Goldenhar
- Sindromi Orofacial
- Sindromi Van Der Woudes
Skizis mund të jetë:
e plotë (buzë dhe palatum)
jo e plotë (vetëm buza).
Kjo mund të prekë funksione si:
- thithje
- deglutinimi
- ventilimi i veshit të mesëm
- gjuhën
Gabimet e artikulimit përfshijnë:
- lëshimi ose përjashtimi i tingujve
- zëvendësimi i tingujve të thjeshtë me ato nazalë
- (si pasojë e shkarjes së ajrit nga hunda)
Të gjitha këto rëndohen nga hipomotorika e muskulaturës së buzëve dhe mosmbyllja e saktë e dhëmbëve.
Ekipi multidisiplinar:
- Kirurgu plastik
- Otorinolaringologu dhe audiologu
- Logopedisti
- Kirurgu maksilofacial
- Stomatologu
Rehabilitimi:
Është e rëndësishme që trajtimi të fillojë sa më herët në mënyrë që të lehtësojë aftësinë e fëmijës për auto-korrigjim.
Rehabilitimi konsiston në ndëhyrjen direkte dhe atë indirekte.
Ndërhyrja direkte ka si qëllim korrigjimin e fonemave problematike nëpërmjet ushtrimeve për artikulimin.
Ndërhyrja indirekte ka të bëjë me korrigjimin e shkaktarëve funksional që kanë çuar në keqartikulim, si diskriminimi auditiv, anomalitë organike të artikulatorëve, problemet me respirimin etj.
Trajtimi klasik i defekteve buzë-qiellzë:
Vlerësimi i fëmijës pas lindjes, vënia e diagnozës.
3-6 muajsh (rregulli i 3 dhjetave) riparimi i buzës.
12-18 muaj riparohet qiellza.
5-8 vjeç përdoret ortodoncia e pjesëshme.
5-7 vjeç në rast nevoje bëhen ndërhyrje për të evituar inkontinencën velofaringeale.
7-8 vjeç zgjerimi, distraksion në maxillë.
9-11 vjeç grafitë kockore alveolare.
12-13 vjeç ortodonci e plotë e përgjithshme.
14-16 vjeë kirurgji ortognatike në nofulla dhe hundë.
Trajtimi kirurgjikal:
Kirurgu duhet të përcaktojë moshën e përshtatshme për korigjimin e defektit në varësi të zhvillimit fizik dhe psiko-motor të fëmijës, pa harruar malformacionet shoqëruese.
Në disa vende aplikohet rregulli i 3 dhjetave:
Mosha 10 javëshe
Hemoglobina mbi 10
Pesha mbi 10 paund ( 5 kg )
Afati i mbylljes së plagës kirurgjikale varet nga gjerësia dhe jo nga gjatësia e hapësirave të hapura.
Asnjë teknikë e vetme e përdorur nuk është universale.
Procedura « furloë » është teknikë më e zakonshme për mbylljen e palatumskizis.
Përpara se të fillojë terapia Logopedike është e domosdoshme:
Vlerësimi i kapacitetit respirator të fëmijës.
Vlerësimi i sasisë së ajrit që kalon nga hunda në gojë.
Rehabilitimi Logopedik, praktikimi i ushtrimeve:
1.Ushtrime buko-linguo-faciale ,
të cilat favorizojnë tonusin muskular të duhur dhe stimulojnë lëvizjen e sfinkterit faringo-palatin.
Kjo bëhet duke bërë zgjatjen para të gjuhës në mënyrë të sforcuar dhe lëvizjen e saj në të gjitha drejtimet.
Bëhet dhe shfryrja e faqeve dhe lëvizje e rimës labiale. Në këtë mënyrë, palatumi i butë preket direkt ose indirekt, duke fituar elasticitet.
2.Masazhet velare,
të cilat përdoren për të forcuar okluzionin velo-faringeal me lëvizje rrethore para-prapa, duke shkuar nga njëra shtyllë tek tjetra.
Përsëritet 5-6 herë dhe përfundon me një masazh që niset nga uvula deri në harkun dentar të sipërm.
3.Ushtrime për buzët
Janë ushtrime të nevojshme për të rritur fortësinë dhe stabilitetin e buzëve.
Përfshijnë ushtrime si kalimi i buzës së poshtme mbi atë të sipërme dhe anasjelltas.
Ushtrime si kalimi i buzëve anash, mbajtja e lapsit me buzë, mbajtja e lapsit mbi buzë etj.
4.Vokalizimet
Fëmija inspiron thellësisht dhe ekspiron.
Gjatë ekspirimit duhet të lëshojë zë me ton kraharori mbi zanoret: a, o, u.
Fëmija duhet inkurajuar dhe nuk duhet ta kuptojë që gjatë vokalizimit nuk është dalluar asnjë vibrim mbi flatrat e hundës, por vetëm mbi gjoks.
Subjekti sigurohet duke vendosur gishtin mbi hundën e terapistit ndërkohë që vokalizon mbi të tijën.
Vokalizimet bëhen të zgjatura, pastaj bëhen të menjëhershme. Ushtrimet duhet të përsëriten dhe në shtëpi për 2-5 min.
5.Ushtrime të tjera nëpërmjet lojës
Loja me onomatope
Loja me fraza
Loja e të përsëriturit
Loja objekt- fjalë
Loja gjetja e fjalëve që fillojnë me të njëjtën fonemë, ose fonemën që mbaron fjala paraardhëse.
6.Ushtrime për korrigjimin e fonemave
7.Ushtrimi realizohet para pasqyrës.
Duke patur dhe mjete ndihmëse si spatula në mënyrë që të orientojmë individin për mënyrën e saktë të artikulimit të fonemave që ai ka vështirësi.
Shkruan: Ana KOTRO, Logopediste….
(Burimi: Alternative Methods of Communication…….http://www.familyconnect.org/parentsite.asp?SectionID=79&TopicID=368&DocumentID=4056……..www.asha.org )