Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Para dhe derisa të hysh në frekuencën e vetëdijes së të tashmës, të gjitha lidhjet, sidomos ato që fllojnë më mendje ndryshe dhe ne veçanti ato intime, janë definitivisht jofunksionale. Ato mund të duken perfekte për momentin, psh, kur je i dashuruar, por ky perfeksion i dukshëm prishet kur diskutimet, zënkat, konfliktet, pakënaqësia dhe dhuna emocionale apo fizike përseritet shpesh.
Duket që shumë “lidhje dashurore” bëhen lidhje dashurore-urrejtje shumë shpejt. Kështu, dashuria mund të shënderrohet në urrejtje. Kjo konsiderohet normale. Lidhja lëviz për një moment, pak muaj apo pak vite, midis “dashurisë dhe “urrejtjes”, duke të dhënë kënaqësi, por edhe dhimbje. Është normale për çiftet që të lidhen ngushtë pas këtyre cilësive.
Drama e tyre i bën të ndihen gjallë. Kur ekuilibri mes polariteteve pozitive dhe negative humbet sepse mungon vullneti sepse ndërhyjne faktoret “flirt” dhe cikli negativ, shkatërrues, përseritet në frekuencë në rritje, gjë që pritet të ndodhë herët a vonë, nuk do të shkojë gjatë dhe lidhja do të përfundojë.
Mund të duket, se me pak mund dhe deshire, do të mund të eliminohej cikli negative dhe shkatërrues, atëherë gjithçka do të ishte mirë dhe lidhja do të lulëzonte bukur, por mjerisht, kjo është e pamundur, sepse njëri nga dy personat ka hyrë në këtë lidhje më preteksin për të bërë numra.
Polaritetet janë së bashku të ndërvarura. Ti nuk mund të kesh njëren pa pasuR edhe tjetrën. Pozitivja përmban brenda vetes negativeN e pamanifestuar. Të dyja janë aspekte të ndryshme të të njejtit jofunksion. E tëra qka flitet këtu quhet lidhje romantike, jo dashuri e vërtetë, sepse ajo nuk ka kunërshtarë, pasi ajo lind përtej mendjes.
Dashuria e vërtetë, si një gjendje e vazhdueshmë është shumë e rrallë, sa të rrallë janë edhe qëniet njerëzore të vetëdijeshmë. Paraqitje të shkurtra dhe te pakapshme të dashurisë, janë edhe të mundshme kurdo që ka një hapësirë në rrymën e mendjes.
Ana negative e lidhjes, çdo herë është më tepër e dukshme se ana pozitive. Poashtu, është më e lehtë të kuptohet se burimi i negativitetit është në partnerin tënd, sesa ta shohësh atë në vetvete. Mund të manifestohet në shumë forma, si posesivitet, xhelozi, kontroll, nevoja për të pasur të drejtë, pandjeshmëri, kërkesë emocionale, dëshirë për të diskutuar, kritikuar, gjykuar, apo edhe zemërim, hakmarrje e pavetëdijeshmë për një dhimbje të kaluar, të shkaktuar nga e kaluara.
Nga ana pozitive, ti je i “dashuruar” me partnerin. Në fillim, kjo është një gjendje thellësisht e kënaqeshme. Ti ndihesh thellësisht i gjallë. Ekzistenca jote papritur bëhet kuptimplotë pasi dikush ka nevojë për ty, të dëshiron, dhe të bën të ndihesh i veçantë dhe edhe ti bën të njëjtën gjë për të. Kur jeni bashkë, ti ndihesh i plotësuar. Ndjenja mund të bëhet kaq e thellë sa pjesa tjetër e botës venitet në të parëndesishmen e saj.
Megjithatë, me gjasë e ke vërejtur se ka edhe një ndjenjë nevojeje e kapjeje e po të njëjtit nivel intenziteti. Ti bëhesh shume i lidhur me personin tjetër. Ai apo ajo ka efektin e drogës për ty. Ti ndihesh shumë mirë kur droga është e kapshme, por edhe mundësia më e vogël apo mendimi që ai apo ajo nuk do të qëndrojë gjatë me ty, mund të çojë te xhelozia, posesiviteti, përpjekja për shantazh emocional, vërje e fajit, frika nga humbja.
Nëse personi tjetër të lë, kjo mund të të shkaktojë një dhimbje të thellë dhe dëshperim. Për një moment dashuria mund të shendërrohet në sulm apo dhimbje të tmerrëshme.
Pas ksaj lindin shumë pyetje dhe pikëpyetje, që pëgjigja e saj mund të jetë vetëm lart në qiell.
- -Ku është dashuria ime?
- –A mund të shendërrohet dashuria në armiqësi?
- -A ishte dashuri në shikim të parë apo ishte veç një varësi lakmie?
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….