Shkruan: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…
Avantazhi i përforcimit të menjëhershëm është që përforcimi i menjëhershëm i komunikon nxënësve më qartë se cila sjellje po vlerësohet.Ajo i ndihmon nxënësit të kuptojë se cila duhet që të kryejnë me qëllim që ata të arrijnë atë që dëshirojnë dhe kjo shpie në ndryshim të shpejtë të sjelljes.
Nëse lavdërimi apo pikët nuk jepen menjëherë pas kryerjes se sjelljes, nxënësit nuk do ta kenë shumë të qartë se për cilën sjellje saktësisht ata po vlerësohen.
Dhe, zakonisht influencohet sjella që ndiqet menjëherë nga përfaqësuesi. (Një mënyrë tjetër për të lehtësuar dallimin e sjelljes që po vlerësohet është përdorimi i lavdërimit specifik, siç u përshkrua më lart). Problemi që_ndodh ndonjëherë është se nuk është gjithnjë e mundur të përforcohet menjëherë. Përshembull, mësuesi nuk mundet të aktivizojë Agimin çdo herë që ai ngre dorën.
Në këto raste është mirë të zhvillohet një program përforcimi suplementar. Shkelini syrin Agimit ose bëjini ndonjë shenjë që t’i tregoni që e dini që ai e ka ngritur dorën dhe që do ta aktivizoni atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndonjëhere, është e dobishme t’i mësosh nxënësit të fillojë të punojë në një aktivitet tjetër të përshtatshëm ndërsa ai po pret për ndihmë apo reagim (Vlerësim për punën e tij’).
Për më tepër, nuk është gjithnjë e dëshirueshme të përforcosh menjëherë. Pasi sjellja e dëshirueshme ka filluar të shfaqet shpesh dhe në mënyrë të qëndrueshme, gradualisht fillo të përforcosh me vonesë. Kjo është e rëndesishme sepse rrallëherë ne përforcohemi menjëherë pas sjelljes. (Sa është koha që duhet të prisni për të marrë rrogën?) Nxënësi duhet të mësojë gradualisht të tolerojë vonesa të gjata të përforcimit.
Fillimisht përforconi çdo reagim
Studimet kanë treguar që sjellja ndodh me frekuencë më të lartë kur ajo shoqërohet me përforcim (p.sh.: lavdërim) pas çdo here që përsëritet. Megjithatë, sjellja shfaqet për një kohë më të gjatë nëse përforcohet vetëm kohë pas kohe (me ndërprerje), dhe jo çdo here. Me fjalë të tjera, përpiquni të përforconi sjelljen çdo herë që ndodh kur jeni duke i mësuar nxënësit një sjellje të re.
Por, pasi sjellja është mësuar, gradualisht reduktoni frekuencën me të cilën përforconi, për të mbajtur sjelljen për një kohë më të gjatë. Ju doni që Agimi të jetë në gjendje të vazhdojë të kryejë sjelljen e dëshiruar edhe në mungesë të përforcimit dhe të mos ”harrojë” Si ta bëjë atë edhe ditën e nesërme.
Specifikoni kushtet për të cilat do të jepet përforcim
Nxënësit duhet ta dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kur duhet ta bëjnë për të marrë përforcimin e tyre. Përshembull, nëse Luh’ duhet të përmbahet dhe të mos godasë cdo kënd në oborrin e shkollës, kjo duhet shprehur qartë.
Në qoftë se ai duhet të ngrejë dorën në orën e matematikës, por jo në orën e gjuhës dhe të historisë, kjo duhet shprehur qartë. Përsëri, qartësi të tilla rezultojnë në një dallim më të shpejtë të asaj që duhet bërë dhe, si pasojë, me ndryshim në sjellje.
Përdorni një sërë përforcuesish
Mësuesit shpesh bazohen në një përforcues të vetëm për të motivuar një nxënës për të ndryshuar sjelljen e tij /saj. Problemi është se ka gjasa që forca motivuese e një pasoje të ndryshojë.
Pra, mund të mos jetë gjithnjë përforcues. Për shembull, Maria sapo hëngri një vakt të bollshëm. T’i ofrosh asaj një diçka të ngrënshme që zakonisht është shumë e dëshirueshme nuk do ta motivojë atë kur ajo është e ngopur. Në të njëjtën mënyrë basketbolli është përforcues.
Megjithatë, Jani është aq i lodhur sa mezi mund të lëvizë. Gjëja e fundit që do të donte të bënte është të luajë basketboll. Gjithnjë siguroni një sërë përforcuesish që nxënësit të mund të zgjedhin, pasi ata e kanë privilegjin për të zgjedhur.
Shkruan: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…
(REFERENCAT//Psikologjia e zbatuar mesimedhenie ,Theodhori Karaj,Tirane ,2008 // Psikologjia e edukimit ,Bardhyl Musai,Tirane ,1999 // Mesimdhenia dhe te nxenet nderveprues ,Bardhyl Musai,2006)