Pyetje për psikologun
Unë jam një zonjë 40 vjeçe dhe jetoj me familjen po ashtu jetoj dhe me vjerren por ajo nuk dëgjon shumë me vesh dhe pyetjet i bën shumë te shpeshta mua me acaron jashtë mase her her jam e qet her her jam e acaruar shuuumë dhe ate pa sqaruar smund ta le se me vjen, keq sepse vetem me zerin tim eshte mesuar duke e sqaruar po un ndihem shuumee keq dhe merzitet me pjestaret e familjes pastaj.
Kur sme degjon per heren e pare hera e dyte e trete per mua eshte shuuum veshtir kur ia jap pergjigjen, ju lutem me ndihmoni me nje shpjegim.
Përgjigjet: Msc. Aferdita Bano, Psikologe Këshillimi, Terapiste EMDR, niveli i parë. Terapiste ABA
E nderuar zonjë në përshkrimin tuaj të shkurtër të situatës mungojnë shumë elementë të cilët do të mundësonin plotësimin e kornizës së ngjarjes që ju shkakton irritim. Ju shkruani se ju irriton fakti se duhet ti përsërisni disa herë vjerrës suaj fjalët pasi ajo nuk dëgjon dhe nga ana tjetër duket dashamirësia që keni ndaj saj pasi citoni se nuk mund ta lini pa sqaruar.Në fakt shumë individë do të ndjenin të njëjtën gjë në situatën tuaj dhe aq më tepër që ju jetoni çdo ditë këtë situatë. Nuk e di nëse jeni në marrdhënie pune por një nga këshillat e mia për ju do të ishte të mundoheshit t’i kushtonit pak kohë vetes qoftë duke bërë një shëtitje në ajër të pastër apo thjesht duke pirë një kafe me shoqet nën tingujt e muzikës relaksuese. Disa strategji të mira do të ishin relaksimi fizik, të qënurit e shlodhur fizikisht do t’ju bëjë që edhe momentet stresuese t’i përballoni më mirë, këtë mund ta realizoni nëpërmjet ushtrimeve fizike dhe të frymëmarrjes. Relaksimin mendor dhe emocional mund ta bëni duke zhvilluar optimizmin dhe duke konvertuar mendimet negative që keni për situatat stresuese në positive. Është e vërtetë që ju duhet të përsërisni disa herë të njëjtën fjali pasi nuk ju dëgjojnë dhe kjo ju krijon një gjëndje stresuese (mendim negativ, por është po aq e vërtetë se ju jeni një grua që përpiqet me dashamirësi të komunikojë me një njeri të familjes (mendim pozitiv).Shpresoj t’ju kem ardhur sado pak në ndihmë. Ju uroj gjithë të mirat !