Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…..
Ndokush prej jush mund ta mendojë meditimin si diçka magjike, ose si diçka fetare, ndoshta ngaqë atdheu i kësaj teknike është India, apo ndoshta ngaqë kjo teknike është e lidhur me Budizmin.
Pavarësisht se është përdorur në fillim nga sekte të ndryshme fetare, meditimi është në fakt thjesht një ushtrim mendor, një përpjekje e juaj per ta përqëndruar vëmendjen në një objekt të vetëm dhe për të shmangur gjithçka tjetër, si mendimet që mund të lindin brenda jush, poashtu edhe ngacmuesit e tjerë të mjedisit të jashtëm.
Objekti në të cilin përqëndrohet vëmëndja juaj është objekti i meditimit.
Ky objekt mund të jсtë frymëmarrja juaj, rrahja e zemrës, abdomeni (pjesa që përfshin aparatin tretës), një imazh pamor, një vazo, një disk, një figurë gjeometrike, një lutje, një fjalë apo fjali që përsëritet në mënyre të heshtur, një njollë drite etj.
Cili është qëllimi i përqëndrimit të vërnendjes në një objekt të vetëm? – Analiza e këtij objekti. Jo. Me anë të përqëndrimit të vëmendjes, ju nuk synoni të analizoni pjesët e ndryshme të objektit. Në fakt fjala meditim, mund t’ju ngatrrojë, pasi, në kuptimin e përditshëm. ju e barazoni atë me të menduarit.
- Ju synoni, thjesht, që ta shihni objektin si diçka që ekziston në vetvete.
- Ju synoni që ky objekt i vetëm të mbushë gjithë mendjen tuaj dhe të përjashtoni gjithçka tjetër.
- Ajo që ndodh është një ngushtim i vetëdijes suaj.
Dhe përse bëhet kjo? -Për t’u shkeputur nga problemi që ju shqctëson. – Jo në përgjithësi: bëhet për t’u qetësuar dhe për të rimarrë energji që të përballoni me mire shqetesimet tuaja dhe per te kontrolluar më mirë vëmëndjen tuaj, për ta drejtuar atë në atë gjë që ju intereson dhe të mos jeni pre e rastësisë. Ky është thelbi i meditimit
Efektet e meditimit janë fiziologjike dhe psikologjike
Fiziologjike:
- UI ritmet e rrahjes se zemrës
- Ul ritmet e frymëmarrjes (4 gjer 6 per minute)
- Ul konsumimin e oksigjenit nga organizmi
- Ul presionin e lartë të gjakut. (Nëse meditoni dy herë ditën, ka shumë të ngjarë që presioni i lartë i gjakut të normalizohet)
- Ul tensionin muskulor
- Normalizon aktivitetin e valëve alfa në tru.
- Përmirëson gjumin
Psikologjike:
- Pakëson ankthin
- Pakëson depresionin .
- Rrit nivelin e vetëdijësimit për gjërat që ndodhin brenda dhe jashtë jush
- Rrit nivelin e vetëkontrollit
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…..
(Burimi: Psikologjia e stresit….)