Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Mendimet që shkaktojnë çrregullime emocionale., Po i japim disa prej tyre të perifrazuara:
- Ju duhet patjetër që t’u duan dhe t’u aprovojnë që të gjithë dhe për çdo gjë që bëni.
- Ju duhet të jeni plotësisht kompetentë, inteligjentë dhe të suksesshëm gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të konsideroheni i vlefshëm.
- Njerëzit që kryejnë akte tepër të pahijshme ose të pamoralshme duhen të dënohen rëndë.
- Ju duhet ta shikoni jetën si një katastrofë të tmerrshme, kur gjërat nuk ecin ashtu siç i doni ju,
- Vuajtjet tuaja shpirtërore shkaktohen nga faktorë të jashtëm (persona dhe ndodhi jashtë jush) dhe ju keni pak aftësi të kontrolloni dhe ndryshoni ndjenjat tuaja negative.
- Ju duhet të shqetësoheni jashtëzakonisht shumë nëse diçka duket ose mund të duket e rrezikshme ose e frikshme.
- Është më e lehtë për ju që t’i shmangni vështirësitë dhe pengesat
- Ju duhet të jeni i varur nga të tjerët dhe duhet të keni dikë tjetër më të fortë se vetja te i cili të mbështeteni.
- Për çdo problem ka gjithmonë një zgjidhje të drejtë ose perfekte. Ju duhet ta gjeni shpejt këtë zgjidhje, përndryshe pasoja do jetë katastrofike. (Ju duhet të tmerroheni, nëse nuk e gjeni shpejt këtë zgjidhje).
- Sjellja juaj e sotme përcaktohet nga përvoja dhe ndodhitë e së kaluarës. Ndikimi i së kaluarës në jetën tuaj është i pashmangshëm. (Për arsye se diçka ndikoi fort në jetën tuaj në të kaluarën, ajo duhet të përcaktojë sjelljen tuaj edhe sot).
- Ju duhet që të shqetësoheni (preokupoheni) plotësisht për problemet e njerëzve të tjerë.
- Ju mund të arrini lumturinë duke qëndruar inertë ose pasivë.
- Cdo gjë e juaja (traditat, ushqimi, veshja, zakonet) është gjëja më e mirë. 14. Ju duhet që të keni gjithçka më të mirën në jetë (p.sh., fëmijë të shëndetshëm dhe të shkëlqyer, një bashkëshort shumë të dashur, një shtëpi tcpër të veçantë dhe të bukur etj., etj.).
- Standardi juaj i jetesës duhet të jetë i pandryshueshëm në çdo kohë.
- Ju duhet të keni një kontroll perfekt mbi gjërat në jetën tuaj.
Në sa prej këtyre besimeve irracionale e gjeni veten?
Ju jeni, në një farë mënyre të privilegjuar, po ta gjeni veten tuaj në sa me pak prej tyre, sepse, kështu, pakësoni dukshëm stresin që i vetëshkaktoni trupit tuaj.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Burimi: Psikologjiaestresit