Shkruan:. Erjola Piligriu, Psikologe
Mos e shkruaj fundin tënd…vetëvrasja.
Vetëvrasja është një fenomen vërtetë shqetësues për shoqërinë tonë, nuk janë të pakta rastet kur dëgjon se një person ka vrarë veten për shkaqe nga më të ndryshmet. Është një fakt i pa mohueshëm tashmë, që në dekadën e tranzicionit, për shkak të një vakuumi shpirtëror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve të pabarazisë ekonomike, faktorë këta që i dhanë tipare të reja shoqërisë shqiptare, e cila që atëherë po përjeton një krizë identiteti, fenomeni i vetëvrasjes është bërë pjesë e jetës së përditshme të shqiptarëve. Ashtu siç mund të pritej në një periudhë tranzicion gjithëpërfshirës, problemet e shëndetit mendor kanë dalë dukshëm në pah. Shqipëria gjithmonë e me tepër pas ndryshimeve te mëdha politike të pas vitit 1990 po influencohet nga ndryshime po aq dramatike të mënyrës së jetesës dhe të mjedisit, ç’ka e ekspozon individin shqiptar gjithmonë e me shumë ndaj risqeve për shëndetin. Problemet e shëndetit mendor mendohet se përbëjnë një nga shkaqet kryesore te sëmundshmërise dhe pa aftësisë në të gjithë botën dhe mendohet se një në katër familje ka eksperienca me një shëndet mendor të keq, ndërkohë që depresioni madhor konsiderohet shkaku kryesor i paaftësisë.
Ç’ është vetëvrasja?
Sjellja vetëvrasëse përfshin thjesht mendimin ti japësh fund jetës, përpunimin e një plani dhe sigurimin e mjeteve për ta kryer. Fjala “suicid”(vetëvrasje) në vetvete tregon një lidhje me dhunën dhe agresivitetin. I pari që e përkufizoi këtë fenomen me termin suicid qe Sir Thomas Browne në Religio Medici (1642)[1]. Ai ishte mjek dhe filozof. Brown theksoi nga latinishtja: Sui=për veten. Caedere= të vrasësh.
Ky term reflekton dallimin midis të vrasësh veten dhe të vrasësh të tjerët. 1973 u përcaktua ky koncept nga Enciklopedia Britanike e riprodhuar nga Shneidman “ ana humane vetëflijimit, dorëzimi i vetë jetës”.
5 Mitet rreth vetëvrasjes
Të shumta janë konceptet e gabuara që kanë lulëzuar rreth problemit të vetëvrasjes, madje dhe midis vetë profesionistëve të shëndetit mendor aq sa të tilla legjenda mund edhe të kenë penguar punën klinike.
Disa prej tyre pohojnë se:
- Njerëzit me prirje vetëvrasëse janë plotësisht të qëllimshëm për shkatërrimin e vetes dhe kanë të drejtën të vdesin. Pothuajse të gjithë njerëzit vetëvrasës janë ambivalente rreth vdekjes. Edhe pse dëshirojnë të vdesin nga ana tjetër dëshirojnë edhe të jetojnë.
- Nga momenti që vendoset vetëvrasja është e paevitueshme. Qëllimi vetëvrasës zakonisht përfaqëson një gjendje akute dhe në përgjithësi ky qëllim bie shpejt, kur rrethanat imediate që e detyrojnë ngjarjen kapërcehen.
- Njerëzit që flasin rreth vrasjes së tyre nuk janë ata që e bëjnë atë vërtetë. Në shumicën e rasteve njerëzit që e kryejnë vetëvrasjen kanë bërë paralajmërime të përcaktuara rreth qëllimit për të vdekur.
- Përmirësimi pas krizës vetëvrasëse do të thotë se periudha e rrezikut kaloi. Shumica e vetëvrasjeve të përfunduara ndodhin brenda tre muajve pas krizës akute, kur,“përmirësimi” e lejon personin suicidal të përdorë më shumë energji që të realizojë qëllimet e tij /ose të saj.
- Diskutimi I mendimeve dhe I planeve të vetëvrasjes me pacientin, do t’i fiksojë idetë e vetëvrasjes më shumë në mendjen e tij / ose të saj. Në të vërtetë, zbulimi I kujdesshëm i të tilla mendimeve dhe planeve mund të jenë jashtëzakonisht lehtësuese për njerëzit që nuk kanë qenë në gjendje të shkëmbejnë ndjenjat e tyre të dëshpërimit. Diskutimi I sinqertë dhe I hapur mund të lehtësojë krizën dhe vetëm rrallë mund ta keqësojë atë.
Vetëdëmtimi i qëllimshëm Vetë mutilimi , Eutanazia, Vetëvrasja e asisistuar.
Të përcaktosh nëse një sjellje vetëvrasëse ka qenë e tillë apo jo është e vështirë, ka disa sjellje të tjera të cilat konsiderohen si “lloje vetëvrasjes.”.
Vetëdëmtimi i qëllimshëm
Shumë pacientë të shtruar ose jo në spital, kanë marrë në mënyrë të qëllimshme mbi dozim barnash ose kanë dëmtuar veten në mënyra të ndryshme. Disa nga këta pacientë vdesin, por një pjesë e mirë e tyre mbijetojnë. Vdekjet paraqiten si vetëvrasje. Sjellja e pacientëve që mbijetojnë paraqitet si tentativë për vetëvrasje, ose dëmtim i vetes me qëllim. Rreth 90% e rasteve të vetëdëmtimit të qëllimshëm shkaktohen nga mbi dozimi i barnave. Barnat që përdoren më shumë për mbi dozim janë: anksiolitikët, analgjezikët, joopidët etj. Antidepresivët merren në 1/5 e rasteve dhe veçanërisht triciklikët janë të rrezikshëm se mund të shkaktojnë aritmi kardiake ose konvulsione në rast mbi dozimi. Megjithëse këto dhe rreziqet e tjera, shumica e mbi dozimeve të barnave të marra me qëllim, nuk paraqesin kërcënim për jetën. Vetëdëmtimi i qëllimshëm mund të bëhet dhe me laceracione (prerje të pjesëve të trupit me mjete të mprehta si :brisk, thikë, bisturi etj.) zakonisht të parakrahëve ose të kyçeve të dorës dhe venave. Vet lateracioni zakonisht vjen si pasojë e një periudhe tensioni të lartë dhe irritabiliteti që lehtësohen nga dëmtimi i vetes. Prirjet zakonisht janë multiple. Forma më pak të shpeshta të vetëdëmtimit janë:hedhja nga lartësitë, hedhja përpara trenit ose makinave në lëvizje, goditja me armë zjarri ose mbytja. Këto veprime të guximshme kryhen nga njerëzit që duan vërtet të vdesin por që mbijetojnë. Shumica e pacientëve janë të rinj:
- Vetëvlerësim i ulët.
- Sjellje impulsive ose agresive.
- Humor i paqëndrueshëm.
- Vështirësi në marrëdhëniet ndër personale.
- Probleme me alkoolin dhe abuzime me barnat.
Vetmutilimi
Një tjetër mënyrë për të dëmtuar veten është vetëmutilimi. Kjo ka të bëjë me dëmtimin e pjesëve të trupit pa pasur dëshirë për tu vetëvrarë. Favazza ka propozuar tre kategori të vetëmutilimit:
- Vetëmutilimi madhor.
- vetëmutilimi steriotipik
- vetëmutilimi sipërfaqësor ose i moderuar.
Vetmutilimi ka të bëjë me faktorë të ndryshëm nga vetëvrasja. Vetëmutilimi është vetëdëmtim. Por me disa ndryshime që e dallojnë nga vetëdëmtimi i qëllimshëm.
- Nëse në vetëdëmtim një individ e dëmton veten për arsye të ndryshme, në vetëmutilim arsyeja më e përgjithshme është ajo psikiatrike. Persona të tillë vuajnë nga shqetësime të rënda psikiatrike.
- Një ndryshim tjetër është dhe mënyra se si kryhet. Dikush që do të kryejë vetëdëmtim do të vdesë ose jo. Pra vetëdëmtimi mund të jetë një mënyrë e dështuar për të kryer vetëvrasje ose një paralajmërim për vetëvrasje ndaj personave që e rrethon. Ndërsa që person që vetmutilohet nuk do të vdesë, as ti bëj përshtypje personave që ka pranë. Ai e bën se kjo është e vetmja mënyrë për të për të ndierë kënaqësi.
Eutanazia.
Po vihet re gjithnjë e më shumë përhapja e asaj që quhet eutanazia. Por ç’është ajo? Pse ndodh? Është një e mirë apo e keqe? Nuk është gjithnjë e lehtë ti përgjigjesh.
Eutanazia, kjo fjalë është formuar nga tog fjalët Eu = Mirë dhe Thanatos = vdekje, që e shqipëruar do të thotë ta lehtësosh (me pak të dhimbshme )vdekjen e një personi. Pra eutanazia është një akt ku qëllimi kryesor është eliminimi i vuajtjeve. Ka shumë përcaktime të ndryshme përsa i përket këtij termi por që kanë një gjë të përbashkët, vdekjen e provokuar të një qenie njerëzore. Eutanazia mund të jetë:
- Vullnetare(e kërkuar nga vet pacienti)
- Jo vullnetare
Të marrësh një vendim të tillë nuk është e lehtë. Vihesh përballë një dileme: të jetosh duke vuajtur, apo të vdesë me dëshirë. Përgjithësisht një akt i tillë kryhet nga familjarët e të sëmurëve(më të shpeshtë janë të sëmurë në fazën terminale për të cilët nuk ka shpëtim)pasi kjo është dëshira e fundit e tyre.
Vetëvrasja e asistuar.
Kjo tentativë konsiston në sigurimin e mjeteve të nevojshme pacientit, në mënyrë që ai vet ta kryej aktin. Ky koncept është shumë i rrezikshëm dhe pse shumë persona mendojnë në të drejtën për të vdekur. Një modalitet i tillë mund të jetë dhënia pacientit një mbidozë me ilaçe. Përkrahësit e eutanazisë në procesin e legalizimit të tij po përpiqen të bëjnë fillimisht të pranueshme vetëvrasjen e asistua duke shpresuar të bind opinionin publik.
Faktorët e vetëvrasjes
- Faktorë psikologjik dhe psikiatrik (patologji mendore):
- Çrregullimet e humorit
- Ankthi dhe çrregullime të personalitetit dhe sjelljes
- Faktorë psikologjik dhe psikiatrik (patologji mendore):
- Çrregullimet e humorit
- Ankthi dhe çrregullime të personalitetit dhe sjelljes
- Faktorë biologjik dhe mjekësor.
- Sëmundjet neurologjike:
- HIV/SIDA
- Neoplazmat
- Ngjarjet e jetës si faktor rreziku.
- Humbjet personale
- Konflikti inter personale
- Lidhje të humbura apo të ndërprera
- Probleme ligjore ose të lidhura me punën
- Faktorët socio-demografik.
- Mosha
- Rraca
- Seksi
- Papunësia
- Vendbanimi
- Migrimi
Shkruan: Erjola Piligriu, Psikologe