Shkruan: Mp. & Msc. Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…
Është nje beteje shekullore. Pesimistet mendojnë që optimistet janë pa mend, ndërsa optimistet mendojën që pesimistet e bejn veten pa nevojë fatkeq.
Shumë hulumtime janë bërë mbi këtë çështje në 30 vitet e fundit. Vlen të përmënden studimet dhe konkludimet qe i dhanë disa psikologe amerikan të universitetit të Kalifornis, studime te bëra nga viti 1997-1998 , ku psikologu Susan Segerstron prej eksperimenteve të bëra duke vezhguar studentet konkludojë se sistemi imunologjik të një person i tek i cili mbreteron optimizmi është dukshëm më i mirë dhe më i qëndrueshëm se sa të një pesimist.
Optimizmi ndihmon njerëzit që ti kundervihen stresit, llojëve të ndryshmë të semundjeve që dmth ndikon edhe në zgjatjen e jetës. Këto konkludime ajo i arriti duke i vëzhguar dhe duke i studiuar brucoshet prej regjistrimit deri të perfundimi i vitit të parë, gjatë ketij stdumi ajo perdori një test të standardizuar.
Në studim u zgjodhen student me shëndet solid dhe me nje sistem imunologjik të shkelqyeshem, pas semstrit të pare, nga stresi i provimeve- 67% e stundentëve që kishin qëndrime pesimiste filluan të shfaqin simptome të çrregullimeve dhe treguan rezultat më të ulet në sukesin e tyre në mësim, kurse rreth 20% e studentëve që kishin qëndrime optimiste, sistemi i tyre imunologjik qëndroi pothuajsë i pandryshuar dhe njëherit ky grup prej 20% i studentëve më qëndrime optimiste treguan rezultate të mira gjatë provimeve.
Pra sipas Susan Segerstron, otpimizmi ndikon tek shëndeti i studentëve dhe në suksesin e tyre gjatë studimëve.
Shkruan: Mp. & Msc. Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…