Shkruan: Monika BAJRAMI, Psikologe…
Qeniet humane kanë një aftësi unikale që të kenë një përceptim të qartë të personalitetit të tyre, pikat e forta, pikat e dobëta, mendimet, besimet, emocionet dhe çfarë i motivon ata.
Kjo quhet “vetëdije”ose aftësia për të menduar dhe gjykuar gjithqka që na rrethon.
Kjo është arsyeja që njeriu ka dominancë mbi të gjitha gjërat në botë.
Kjo është arsyeja pse njerëzit bëjnë avancime domethënëse nga gjenerata në gjeneratë.
Kjo është arsyeja që ne mund te vlerësojmë dhe mësojmë nga eksperiencat e të tjerëve si edhe nga tonat.
Në këtë mënyrë ne mund të krijojmë dhe të thyejmë zakonet tona.
Vetëdija na mundëson që të ekzaminojmë edhe mënyrën se si ne e shohim veten.
Në fakt, nëse ne nuk e marrim në konsideratë mënyrën se si e shohim veten dhe të tjerët, ne nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë si ndihen të tjerët në botën e tyre.
Shkruan: Monika BAJRAMI, Psikologe…