Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Teksa shkruaj këtë fjali, vështroj kohën e kaluar në kujtesën time dhe shoh sa gjurmë paska lënë ajo. Këto gjurmë i kam blerë më lek, i kam blerë më djersë, por i kam dhuru pa asnje qindarkë.
Kujt do i shkontë mendja se njeriu shkruan gjurmet e tij dhe kthehet dikur për ti vështruar. Në njerën anë ky edhe mund të quhet budallallek.
Por, prapëseprapë, ky nuk mund të jetë budallalleku më i madh sesa po të shqetësohesh se përse ne nuk kthehemi dot pas në kohë, për ta ndryshuar atë që ka ngjarë dikur, më parë. Megjithatë, shumë prej nesh bëjnë pikërisht këtë gabim.
Për të qenë të sigurt, ne mund të bëjmë diçka për të ndryshuar pasojat e asaj që ka ngjarë më parë, por nuk ndryshojmë vetë ngjarjen.
Aty ku lë gjurmë zoti, ekziston vetëm një mënyre që mund të bëjë të kaluarën të jetë e dobishme, ajo është analiza me qetësi e gabimeve të së shkuarës për të nxjerrë mësimet e duhura, si dhe harrimi i këtyre gabimeve.
E di që kjo është e vërtetë, por a kam pasur ndonjëherë kurajën dhe kthjelltësinë për ta bërë këtë?.
Por, pse të mundohësh o njeri?.
Sigurisht ti nuk je fajtorë për absurditetin dhe gafat që kemi bërë, që kanë bërë.
Dhe çfarë ndodhi që gabove?, -Kush nuk paska gabuar?
Edhe Napoleoni e ka humbur një të tretën e të gjitha betejave të rëndesishmë që ka zhvilluar. Ndoshta, mesatarja e betejave tona nuk është më e keqe sesa ajo e Napoleonit. Ku i dihet?.
Sidoqoftë, sikur të mblidhen gjithë kuajt e mbretit dhe gjithë shërbetorët e tij, nuk e zhbëjnë dot të kaluarën.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….