Shkruan: Igresa DUKA, Logopede….
Debati mbi zhvillimin gjuhësor është i gjerë dhe zgjat prej shumë kohësh. Këtu përfshihen teoricienët që argumentojnë se inputi gjuhësor thjesht bën të mundur që njohuritë gramatikore, tashmë të gatshme gjenetikisht, të shpërthejnë, si dhe ata që argumentojnë se njohja gramatikore rezulton nga mënyra sesi mendja njerëzore analizon dhe organizon informacionin dhe nuk është e lindur.
Johnston 207 evidentoi një numër faktorësh përcaktues të zhvillimit gjuhësor të ndarë në 5 fusha të cilët ajo i shoqëroi me shembuj nga dy zbulimet kryesore për secilën fushë:
Sociale:
- a) Foshnjat kuptojnë qëllimin komunikues të folësit dhe e përdorin këtë informacion për të drejtuar mësimin e tyre gjuhësor;
b) Mjedisi verbal ndikon mësimin gjuhësor.
Perceptive:
- a) Shprehitë perceptuese të foshnjës përcaktojnë fazën e mësimit;
b) Perceptueshmëria lidhet me mësimin e formave gjuhësore.
Proceset konjitive:
- a) Frekuenca ndikon shkallën e mësimit;
b) Bashkëpunimet mes fushave të ndryshme të gjuhës mund të ndodhin kur fjalia që “duhet” shprehur kërkon më shumë burime mendore nga sa zotëron fëmija. .
Zhvillimi gjuhësor dhe faktorët që e ndikojnë atë në moshën parashkollore (2-6 vjeç)
Konceptuale:
- a) Termat racionale lidhen me moshën mendore;
b) Aftësitë gjuhësore ndikohen nga njohja e fjalëve.
Linguistike:
- a) Prapashtesat e foljeve janë ndihmesë për kuptimin e foljes; b) Fjalori aktual ndikon mësimet e reja.
Pra, fëmijët arrijnë të mësojnë gjuhën nëpërmjet mekanizmave perceptive që funksionojnë në një mënyrë të veçantë dhe kërkojnë vëmendje dhe kapacitet të kujtesës.
Këto sisteme konjitive do të ndikojnë ato që vërehen në inputin gjuhësor, dhe mund të luajnë një rol qendror në procesin e mësimit. Po ashtu, eksperiencat e para të fëmijëve me materialet dhe botën sociale sigurojnë bazën për interpretimin e gjuhës që ata dëgjojnë. Më pas, ata do të përdorin ndihmësit gjuhësorë .
Një nga aktivitetet që do të përmblidhte të pesë këto elementë nxitës të zhvillimit do të ishte leximi i përbashkët si një aktivitet social, që kërkon aftësi perceptuese, konjitive, konceptuale dhe linguistike.
Shkruan: Igresa DUKA, Logopede….