Shkruan: Irma BULLA, Logopede…
Paraliza cerebrale nënkupton gjendjet komplekse joprogresive të shkaktuara nga dëmtimi i pjesëve të trurit të cilat i kontrollojnë lëvizjet, gjendje këto të shkaktuara gjatë tre viteve të para të jetës të cilat për pasojë kanë kufizimin e aftësisë.
Shpeshherë dëmtimet i prekin edhe pjesët e tjera të trurit të cilat mund të shkaktojnë vështirësi në shikim, dëgjim, komunikim dhe mësim.
Paraliza cerebrale fëmijët i prekë gjatë gjithë jetës. Pjesët e dëmtuara të trurit nuk mund të ripërtrihen e as bëhen më keq por me rritjen e fëmijës efektet bëhen më të dukshme, sepse shfaqen deformitete.
Paraliza cerebrale fëmijën e prekë në forma të ndryshme. Fëmija me dëmtime të lehta ecë me barazpeshë të dobët. Fëmijët e tjerë mund të kenë vështirësi në shfrytëzimin e duarve të tyre. Fëmijët me dëmtime të rënda mund jo rrallë kanë nevojë të mësojnë për t’u ulur dhe mund të mos jenë të pavarur në aktivitetet e përditshme.
Të gjithë fëmijët me paralizë cerebrale mund të kenë dobi gjatë zhvillimit të tyre nga mësimi dhe trajnimi i hershëm.ndonëse paraliza cerebrale nuk mund të shërohet efektet negative të saj mund të zvoglohen varësisht se sa herët e fillojmë t’i ndihmojmë foshnjes dhe varësisht nga shkalla e dëmtuar e trurit.
Shumica e fëmijëve me paralizë cerebrale e kanë aftësinë e dëgjimit, kështu që i dëgjojnë fjalët që ju themi dhe me kalimin e kohës fillojnë të përdorin edhe vet fjalët. Dëgjimi dhe kuptimi fillojnë para të folurit.
Fëmijët që me vështirësi i kontrollojnë lëvizjet e kokës, të fytyrës, gojës dhe gjuhës kanë vështirësi t’ i theksojnë dhe artikulojnë fjalët qartë. Nëse njerëzit e tjerë nuk e kuptojnë kur fëmija përpiqet të flasë ai mund të iritohet dhe t’i ndërpresë përpjekjet.
Është shumë me rëndësi që fëmija të inkurajohet dhe nxitet të flasë me të tjerët në çdo formë të mundur. Bëjani me dije mësimdhënësit se duhet të merret me të gjitha mënyrat e komunikimit të tij.
Elementët bazë të ndërhyrjes terapeutike.
- -Vendoseni fëmijën në një pozicion i cili ia relakson trupin. Qëndrimi ulur është pozicioni më i përshtatshme i cili i ndihmon atij apo asaj për të folur.
- -Ndihmoni fëmijen të qëndrojë drejt dhe ta mbajë kokën në pozicioni vertikale dhe të drejtë në mënyrë që të përqëndrohet për të shikuar dhe dëgjuar.
- -Inkurajoheni që t’i marri ushqimin dhe pijet nga pozicioni i përshtatshme dhe kjo është ndihmë dhe përgatitje për të folur.
- -Qëndroni përballë fëmijës. Flisni me atë duke e shikuar në sy në mënyrë që t’ ju shoh dhe të mbajë kokën e vet përpara. Tërhiqjani vëmendjen.
- -Kur flisni me fëmijën përdorni fjalë të thjeshta ose fjali të shkurtëra. Përdorni gjestet sëbashku me fjalët me qëllim që ta ndihmoni të kuptojë sa më shumë nga ajo që i thoni.
- -Jepni kohë që të përgjigjet dhe të reagojë. Pranoni të gjitha metodat e komunikimit të cilat i përdor fëmija dhe vlerësojani përpjekjet e e tij në mënyrë që të përpiqet edhe në vazhdimsi.
- -Inkurajoheni familjen t’i japë mundësi fëmijës që të komunikojë. Jepi alternativat si “Dëshiron ujë apo lëng?” Jepni kohë që të mund të tregojë, kuptojë ose të mundohet të përgjigjet.
- -Jepi fëmijës rast, mjete dhe mënyra që t’ja u tërheq vëmendjen. Nëse nuk mund të ju thërrasë jepi një zile apo një rraketake që ta lëkundë.
- -Shfrytëzoni metoda alternative të komunikimit nëse ai apo ajo e ka vështirë të flasë edhe pas disa muaj trajnimi.
Ndërhyrja terapeutike në bazë të nivelit të dëmtimit.
Faza I –Fëmija fillon të shfaqë interesim për ambientin dhe gjithëçka që e rrethon mirëpo nuk i kupton fjalët. Ai apo ajo mëson se mund ta kapë atë se çfatë bëjnë njerëzit e tjerë. Për shembull kur do të vijë dikush qan.komunikon përmes shprehjeve të fytyrës dhe zërave.
- Thirreni në emër.
- Kur të ju shikojë shpërblejeni me buzëqeshje ose me fjalë.
- Përdorni shumë shprehjet e fytyrës.
- Kur lëshon ndonjë zë kopjojeni dhe pastaj shfrytëzojeni gjatë të folurit.
- Tregojë kush janë zërat dhe zhurma e përditshme dhe çfarë nënkuptojnë ato. Për shembull, zhurma e hapave nëkupton se dikush po vjen, trokëllima e tenxhereve nënkupton kohën e ushqimit.
Faza II –Megjithëse fëmija nuk i përdor fjalët vet, ai i kupton dhe i kopjon disa fjalë që të tjerët i thonë. Gjithashtu i kupton gjestet. komunikon përmes shfrytëzimit të gjesteve të veta si dhe një numër të zërave dhe zhurmave të cilat janë të ngjashme me fjalët.
- Lëreni të luajë me objektet e përditshme të cilat prodhojnë tinguj të ndryshëm.
- Lereni tju shikojë duke punuar.
- Tregojini se çfarë jeni duke bërë.
- I këndoni këngë fëmijës. Atyre do ju pëlqejë ritmi.
- Kërkojë fëmijës të bëjë gjëra të thjeshta.
- Kur i flisni përdorni gjestet. Për shembull, “Ma jep dorën”, “Bërja me dorë -mirupafshim” ose “Mbaje topin”. Priteni atë që të lëvizë.
- Përpiquni të kuptoni se çfarë mendon kur i shfrytëzon tingujt.
- Ndihmoje që t’i përdori tingujt si fjalë. Nëse thotë “Ba” kur luan me top, thuaj “Po, ja ku është topi yt”.
Në këtë fazë mos u përpiqni ta korrigjoni mënyrën se si ata i thotë gjërat.
Faza III –Fëmija i thotë disa fjalë të veçuara.
- Përdorë zëra dhe gjeste të veçanta të cilat kanë kuptim.
- Ndërto një kullë dhe tregoj se si mund ta prishë atë.
- Ndërtojeni përsëri.
- Mësoje tju presë derisa t’i thoni “Tani,prishe” para se ta prishë atë përsëri.
- Gjatë larjes dhe veshjes theksojani me fjalë pjesët e trupit të tij dhe rrobat.
- Luani lojën e “tregom ku e ke hundën”, “tregom ku e ke këmbën”.
- Jepi gjëra të ndryshme për të luajtur dhe ushqime për të ngrënë.
- Tregojë dhe shpjegojë zgjidhjet, por të shpërndara, në mënyrë që t’i shohë sa më mirë.
- Pyete “ A dëshiron ujë apo qumësht?”, “Do kukullën apo topin?” konstatoni se si i shprehë përgjigjet, përmes fjalëve, tingujve, zhurmave, me gisht apo me shikim me sy.
Faza IV – Për të dhënë informacione ose për të parashtruar pyetje fëmija përdor fjali prej dy ose tri fjalëve të thjeshta.
- Tregojë fëmijës tregime dhe bëji pyetje lidhur me ato.
- Gjatë lojërave dhe në situatat e përdishme përdorni fjalët që ai i di.
- Nxiteni që të dretojë gishtin nga fotografi dhe t’i emërtojë njerëzit dhe gjërat.
- Ndihmoni që t’i bashkojë dy fjalë.
- Gjatë lojërave dhe në situatat e përditshme përdorni fjalët që i dinë. Për shembull “Rradha ime”, “Çkemi Ana”, “Më shumë ujë”,“vishe këmishën”.
- Tregojini se ku janë njerëzit dhe sendet. “Jam pranë teje”,“topi është në tavolinë” etj
- Dëgjojeni kur të ju tregojë se çfarë është duke bërë.
- Fjalët që i përdor fëmija ende mund të mos jenë aq të qarta për ata që nuk e njohin mirë atë.
Në këtë fazë, fëmijët fillojnë të ndjehen të irrituar nëse nuk kuptohen nga të tjerët.Nëse fëmija për disa muaj përpiqet të thotë fjalë të reja por nuk mund arrin ta bëjë atë, atëherë provoni ndonjë metodë tjetër të komunikimit.
Mënyrat alternative të komunikimit
Nëse fëmija ka vështirësi në të mësuarit e të folurit, inkurajoheni të përdorë mënyra tjera për komunikimin e mendimeve, nevojave dhe ndjenjave të tij.
Konstatoni nëse fëmija ka filluar të përdorë mënyra tjera të komunikimit siç është të treguarit e gjërave me gisht ose me sy apo shfrytëzimi i lëvizjeve të kokës dhe duarve për të thënë dhe shprehur ide dhe mendime.
Bindeni se familja e shpërblen dhe e çmon fëmijën për të gjitha mënyrat me të cilat ai apo ajo përpiqet të komunikojë. Me përparimin e tij apo të saj për të bërë gjëra të kuptueshme, fëmija do të shfaqë dëshirë për të komunikuar më tepër ,mund të fillojë të përdorë edhe fjalë.
Parashtrimi i pyetjeve: Nëse jeni të sigurtë se fëmija ju kupton, përpiquni ta ndihmoni ta zhvillojë një sinjal të qëndrueshëm për fjalët “po” dhe “jo”.
Nëse fëmija ka vështirësi për të mësuar të flasë,inkurajojeni të përdorë zë ose lëvizje për “po” apo ndonjë tingull ose lëvizje tjetër për “jo”. Për shembull mund t’i lëvizë sytë për fjalën “po” dhe ta ngrejë dorën për fjalën “jo”.
Nëse mund të komunikojë vazhdimisht me “po” ose ‘jo” atëherë mund të zhvillojë metoda alternative të komunikimit.
Zbulojeni se çfarë dëshiron të bëjë ose të ketë, duke ia parashtruar pyetjen “A dëshiron pije” përmes mënyrës së përgjigjes së tij të fjalëve “po” dhe “jo”.
Tabelë ilustrimesh: nëse fëmija nuk mund t’i përdorë mirë duart për gjuhën e shenjave për “po” dhe “jo”, përpiquni që me tabelë të ilustrimeve dhe fotografive.
Gjej fotografi nga gazetat apo kalendarët që i paraqesin se çfarë bëjnë fëmijet dhe familja e tyre. Ngjitni disa fotografi të dobishme një copë kartoni ose dërrase. Nëse fëmija përdor më shumë fotografi krijoni prej tyre një libër.
Tregimi i fotografive
- Vendoseni fëmijën në pozicionin e relaksuar që të mund të jetë i perqëndruar për ta dëgjuar tregimin.
- Binduni se ata mund të shohë fotografitë.
- Shpjegoj fëmijës fotografitë.
- Kërkoj që të tregojë me gishtë çfarë dëshiron të ketë ose bëjë
- .Jepja atë të cilën ai tregon në fotografi.
- Nëse fëmija është në gjendje ta lëvizë dorën ose ta prekë fotografinë por nuk mund ta hapë dorën atëherë lejoje që ta përdorë grushtin e tij për të treguar.
- Nëse fëmija nuk mund ta përdorë krahun ose dorën për të treguar, atëherë tregoni se si bëhet kjo në fotografi. Inkurajoheni që të përdorë ndonjë tingull apo lëvizje kur jeni duke ia treguar ndonjë fotografi për diçka që dëshiron ose shikoj.
Gjuha e shenjave
Disa fëmijë me paralizë cerebrale mund të kenë kontrollin e mjaftueshëm të lëvizjes së duarve të tyre për të shfrytëzuar gjuhën e shenjave. Nëse ekzistojnë shenja të caktuara të cilat i përdorin personat që nuk dëgjojn ose nuk flasin, atëherë lejoje fëmijën që t’i përdorë ato.
Fëmija që ka vështirësi në lëvizjen e duarve mund t’i krijojë shenjat e veta. Duhet krijuar mundësi që secili që e njeh fëmijën t’i kuptojë shenjat e tij apo të saj.
Shkruan: Irma BULLA, Logopede…