Shkruan: Irma GJOZI, Psikologe Klinike….
Për mësuesit që kanë në klasë nxënës me çrregullime të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit.
Çrregullimi i vëmëndjes dhe hiperaktivitetit është një çrregullim neurologjik që shfaqet tek fëmijët. Ky çrregullim manifestohet me sjellje impulsive, mungesë të vëmëndjes dhe hiperaktivitet. Ky çrregullim pengon zhvillimin normal dhe integrimin social të fëmijës. Çrregullimi diagnostikohet për herë të parë nga mosha 6-12 vjeç.
Simptomat e çrregullimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit.
Fëmijët me çrregullime të vëmëndjes, përqëndrimit dhe hiperaktivitet, përqëndrohen në klasë për një kohë të limituar, ato janë të ndjeshëm dhe nga bezdisjet më të vogëla mjedisore.
Këta fëmijë e kanë të pamundur të rrinë ulur në një vend dhe të dëgjojnë me qetësi.
Mundohen të bëjnë shumë gjëra në të njëtën kohë.
Një aktivitet të nisur nuk e vazhdojnë dot për një kohë të gjatë.
Janë këmbengulës dhe i mbrojnë idetë e tyre.
Nuk kujdesen për sendet e tyre, humbasin shpeshherë sendet e tyre.
Neglizhojnë shpjegimin në klasë.
Këta fëmijë megjithëse mund të kenë inteligjencë normale, për shkak se i mungon përqëndrimi, karakterizohen nga parregullësia dhe mungesa e aftësive për të organizuar punët. Si rrjedhojë mund të mos kenë suksese në mësime.
E vuajnë shumë kritikën në publik.
Mendimi se të tjerët nuk i kuptojnë, i shtyn që të bëhen të ndjeshëm dhe të mbyllur në vetvete.
Që një fëmijë të diagnostikohet me çrregullime të vëmëndjes,përqëndrimit dhe hiperaktivitetit duhet që një ose më shumë nga simptomat e mësipërme të jenë të pranishme për të paktën gjashtë muaj në mënyrë të vazhdueshme.
Simptomat duhet të shfaqen në një shkallë të tillë që e pengojnë atë të përshtatet në të përditshmen e tij dhe i shkaktojnë probleme në nivelin e zhvillimit.
Këto simptoma këtë nxënës do ta shoqërojnë për gjatë gjithë jetës së tij.
Vështërsitë që shfaqin fëmijët me ADHD në klasë.
- Vështërsi për të bërë detyrat.
Vështërsi për t`u organizuar gjatë orës së mësimit.
Vështërsi në marrdhëniet socio/emocionale.
Sjellje problematike dhe impulsive gjatë orës së mësimit.
Menaxhimi i vështërsive me detyrat.
Fëmijët me ADHD e kanë shumë të vështirë të bëjnë detyrat e klasës.
- Jepni udhëzimet të qarta, koncize për detyrën.
Jepni udhëzimet një nga një dhe shikoni nxënësin drejt e në sy.
Udhëzimet të jepen me gojë e me shkrim.
Ndani detyrën në pjesë të veçanta dhe lejoni nxënësin ta kryej atë në kohë të ndryshme.
Përgëzoni nxënësin pas cdo pjese të detyrës që e kryen mirë.
E kanë të vështirë të tregojnë ç’ kanë mësuar.
- Nxënësi të përsërit pas jush pikat kyçe të historisë që lexon.
Përsërisni sistematikisht të njëtën pjësë leximi, vetëm kur nxënësi ta ketë mësuar atë kaloni tek një pjesë e re.
E kanë të vështirë të dëgjojnë mësuesen gjatë shpegimit.
- Fitoni shkimin sy më sy me nxënësin.
Përdorni sinjalizues që tregon kur fillon dhe mbaron koha e detyrave.
Udhëzimet e dhëna ilustrojini me foto.
Kërkoni nga nxënësi të përsëris udhëzimet tuaja.
Përsëritni disa herë udhëzimet për të rifokusuar vëmendjen e nxënësit.
Detyrat e dhëna i shoqëroni me foto për të ridrejtuar vëmëndjen te detyra.
E kanë të vështirë të bashkëpunojnë me mësuesen dhe akoma më shumë të vështirë me bashkmoshatarët.
- Vendoseni nxënësin në një bankë me një nxënës që mund ta ndihmoj dhe pranoj atë për atë që është.
Mbani në kontrroll sjelljen e grupit në tërësi, mos e tregoni hapur vëmendjen tuaj të fokusuar veçanërisht te nxënësi me ADHD.
Në grupe të vogëla dhe pranuese ndaj nxënënësit ju mund t´i lini atij dhe rolin e liderit.
I jepni detyra nxënësit që i lejojnë atij të lëviz nëpër klasë.
I jepni nxënësit kohë për të pushuar në mënyrë, që kur ai të rikthehet në detyrë të jetë më i përqëndruar.
Shkruani paraprakisht një listë të objektivave që duhet të realizoj nxënësi gjatë mësimt.
Vareni listën në një vend të dukshëm për nxënësin dhe i vini në vëmëndje herë pas here atij objektivat e mësimit.
Acarohen kur kritikohen për përgjigje të gabuara.
- Kur nxënësi përgjigjet gabim gjeni një lidhje logjike midis asaj që ai thotë dhe përgjigjes së saktë.
Bën shumë gabime tek detyrat ose i lë ato të papërfunduara.
- Detyrat të shoqërohen me foto për të ridrejtuar vëmëndjen te detyra.
Detyrat të realizohen duke u ndarë në pjesë të veçanta.
Jepni shembull sesi mund të kryhet detyra.
Jepini nxënësit ndihmë për ta bërë detyrën bashkë hap pas hapi.
Nëqoftëse është vërtetë e nevojshme reduktoni kërkesat për detyrat.
Reduktoni sa më shumë të shkruarën gjatë detyrës(shkruaj vetëm përgjigjen).
Lavdëro menjëherë dhe në mënyra të ndryshme për detyrën e kryer mirë.
Refuzojnë ta korigjojnë një detyrë të bërë gabim.
- Kontrolloni detyrat hap pas hapi.
Përdorni me nxënësin lavdërimet, inkurajimin tre herë më shumë sesa kritikën.
Shpjegojini nxënësit se saktësia është më e rëndësishme se shpejtësia.
Mësues bisedoni me prindërit e nxënësit!
- Bisedoni me prindërit e nxënësit për diagnozën e nxënësit, shërbimet e specializuara që duhet të marrë nxënësi në shkollë, planin edukativ individual të nxënësit, trajtimin medikamentoz të tij.
Menaxhimi i vështërsive për t`u organizuar gjatë orës së mësimit.
- Këta nxënës e kanë të vështirë të rrinë më shumë se 10 min ulur në bankë, lëvizin nëpër klasë dhe ngacmojnë sendet e mësueses ose shokëve.
Uleni nxënësin në një pozicion ku të mbani nën kontrroll sjelljen e tij.
Uleni nxënësin larg stimujve në mjedisin e klasës që mund ta shpërqëndrojnë atë(larg dritareve, derës etj).
E mbajnë gjithnjë tavolinen rrëmujë.
- Zhgaravitin, grisin librat, fletoret. Ngatërrojnë fletoret e lëndëve.
Vendosni bashkë me nxënësin rregulla që ai duhet t´i zbatoj në mënyrë që reduktohen këto sjellje.
Përsërini këto rregulla vazhdimisht derisa nxënësi ti brendësoj ato.
Bisedoni me prindërit që ata të mbajnë të njëtin qëndrim si ju në shtëpi.
Vendosini rregullat mbi bangë, në tryezën e punës në shtëpi.
Udhëzoni prindërit që të ndajnë me shenja dalluese librat dhe fletoret nga njëra/tjetra në mënyrë që nxënësi mos të ngatërrohet(mund të përdoren fleta me ngjyra).
Shpeshherë prishin orën e mësimit.
- Konsultohuni me shërbimin psikosocial në shkollë në mënyrë që ata t`iu trajnojnë për strategjitë e ndërhyrjes që kanë të bëjnë me disiplinimin e sjelljes së nxënësit.
Nuk përqëndrohen tek kërkesa ushtrimit ,kanë tendencën të përgjigjen pa e dëgjuar kërkesën deri në fund.
- Në këtë rast ju duhet të përdorni sjelljet rutinë që i keni mësuar nxënësit(duhet të flasi vetëm kur ti vi rradha, duhet të ngre dorën kur të përgjigjet).
Duan të bëjnë ç’të duan ata në klasë, sipas mënyrës tyre.
- Vendosni te tavolin objektivat e mësimit dhe shpjegojini nxënësit që ju duhet t´i respektoni ato. Kur nxënësi ndihet i mbingarkuar nga mësimi bëhet agresiv dhe ka tendencën të shkatërroj objekte në klasë.
Gjeni një mënyrë që ta qetësoni nxënësin përpara se të bëhet agresiv.
Reduktoni mundësinë që ai të dëmtoj veten ose të tjerët.
Menaxhimi i vështirsive socio/emocionale.
Vështirsi për të patur shok.
- Në grupin e nxënësve të klasës zgjidhni një nxënës që e kupton dhe e pranon më mirë problematikën e nxënësit, afroheni me të dhe supervizoni marrdhënien e krijuar midis tyre
Agresiviteti.
- Mësojeni nxënësit tuaj sjelljet sociale pozitive.
I jepni nxënësit të lexoj skenare të ndryshme dhe mësojeni atij si të reagoj në lidhje me to.
Tregojeni nxënësit tuaj modele të sjelljeve pozitive që ai duhet të kryej nëpërmjet historive sociale në libra,vizatimeve, videove.
Kultivoni tek nxënësi juaj ndjeshmërinë,respektimin e të drejtave të të tjerëve në mënyrë që ta ketë më të lehtë të shmang konfliktet.
Vështirsi për të parashikuar pasojat e sjelljeve të tyre.
- Tregojini nxënësit me veprime konkrete dhe në mënyrë të menjëherëshme që veprimet e tij i bëjnë të tjerët të ndihen mirë ose keq.
Vështirsi për të përfunduar me sukses marrëdhëniet komplekse sociale.
- Përgëzojeni nxënësin për çdo marrdhënie sociale që përfundon me sukses, sado elementare të jetë.
Mësojeni nxënësit të ndërtojnë marrdhënie gjithnjë e më komplekse duke u udhëhequr nga potenciali i nxënësit.
Pasi nxënësi të ketë brendësuar sjelljen e duhur në një marrdhënie të caktuar komplekse, mësojeni atij një sjellje të re.
Shfaq mungesë tolerance ndaj kritikave dhe dështimit.
- Në vend të fjalive që tingëllojnë kritika të ashpëra përdorni fjali pohuese që i tregojnë nxënësit se çfarë duhet të bëj konkretisht.
Kështu në vend të ʺTi po sillesh shumë keq se po bërtet ʺ themi ʺDo e ulim zërin dhe do flasim me zë të qetëʺ.
Jepni ju modelin e sjelljes së saktë.
Vështërsi për të shprehur idetë, emocionet e tyre.
- Inkurajoni nxënësin që të shprehi emocionet e tij në kontekse të ndryshme sociale.
Vetvlerësim të ulët.
- Bëjeni të vetëdijshëm nxënësin për aftësitë që ka.
Krijojini mundësi nxënësit që të tregoj aftësitë e tij përpara të tjerëve.
Vetizolim nga shokët.
- Për të shmangur vetizolimin nga shokët bashkëpunoni me stafin psikosocial të shkollës.
Mësojini nxënësit sjelljet sociale bazë si mirësjellja, mirënjohja, të kërkuarit falje.
Depresion.
- Për të ulur tendencën për të rënë në depresion të nxënësit me ADHD bëni të mundur që ai të ndjehet mirë në klasë.
Bashkpunoni me mësuesin mbështetës në mënyrë që të zvogëloni sa më shumë te jetë e mundur sjelljet e papërshtatshme të nxënësit dhe të rrisni sjelljet sociale të pranueshme të tij.
Sjellje problematike dhe impulsive gjatë orës së mësimit.
- Fëmijët me ADHD sillen në klasë të ndikuar nga impulset.
Pyet nxënësin përse e bën sjelljen problematike, pyete sesi mendon ai se mund ta kishte zgjidhur ndryshe probemin.
Punoni së bashku për të gjetur zgjidhjen e duhur dhe përsërisni herë pas here zgjidhjen e bërë.
Shpërthejnë me përgjigjet në klasë.
- Përdorni simbole të gjuhës jo verbale, kuptimin e të cilave ia keni mësuar paraprakisht fëmijës (ngre dorën kur do të përgjigjesh).
Shpeshherë nuk mund të zgjidhin në mënyrë të pavarur as problemet më të vogla.
- Ndihmojeni nxënësin që të bëj sjelljen korrekte dhe përgëzoheni për çdo përpjekje që bën që të ndjek sjelljen e modeluar.
Qan, bërtet, ulëret, do të ngrihet menjëherë.
- Meqënëse nxënësi nuk rri dot gjatë ulur i jepni atij mundësinë të lëviz në klasë duke i dhënë një detyrë që mund të kryehet duke lëvizur.
Injoroni sjelljet e këqija që zgjasin pak dhe janë të parendësishme.
Bëhen abuziv fizikisht pa menduar për pasojat e veprimeve të tyre.
- Tregojini nxënësit në mënyrë të qetë por të prerë ç´duhet të bëj në vend të sjelljes problematike.
Reduktoni sa më shumë të jetë e mundur mundësinë që nxënësi të kryej sjellje të këqija.
Uleni atë në një pozicion në klasë që të keni mundësi të keni nën kontroll sjelljet e tij.
Largoni nga tavolina e nxënësit objekte që mund ti shkatërroj, të lëndoj veten ose të tjerët kur bëhet agresiv.
Nxënësi bëhet vërtetë problematik dhe duket sikur asnjë ndërhyrje nuk funksionon.
- Shmangni agresivitetin dhe dhunën fizike. Kjo qasje ka efekt shumë të shkurtër dhe do t`iu ezauroj shpejt.
Përdorni metoda psiko/edukative që kanë dhënë rezultate në kontrollin e sjelljeve negative të nxënësit .
Krijoni për nxënësin tuaj mundësinë që të reflektoj për pasojat e veprimeve të tij.
Mund ta privoni nxënësin nga diçka që e pëlqen .
Trajtimi
- Trajtimi efektiv për fëmijët me çrregullim të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit kërkon kombinimin e tre komponentëve bazë:
- Medikamente, menaxhimi i sjelljes dhe programet e duhura mësimore –edukative.
Shkruan: Irma GJOZI, Psikologe Klinike….