Pyetje për psikologun. (Pyetja autentike – për shkak të autencitetit)
Une jam XXXX dhe jetoj tashme nje kohe te gjate perendim, per nje periudh kohor ndoshta me teper se 6 muja perballem me disa perjetime te cilave nuk po mund te ju dha kuptim, Nuk e di gjith kjo vjen nga aktiviteti im sportive, mungesa e familjes apo problemet me dhembet, Do provoje te ju tregoje gjithe kete problem, Per nje kohe kisha dridhje te qerpikut te syrit, lexova diku dhe aty thoshte mund te jete nje shenje per nje gjendje te ran shpirtore por kjo mund te vije edhe nga muskujt apo eshte e nderlidhur me nofllen, pasi bej fitnes gjdo dite si dhe jam duke i rregulluar dhembet e injorova kete fakt, pastaj fillova te kisha te vjellura dhe isha te mjeku aj me tha kjo mund te jete si pasoje e mungeses se familjes, Ne fund fillova te perjetoja dhimbje te gishtrinjeve dhe pjesve tjeta te trupit te cilat dukeshin se ishin te lidhura me te menduarit, Dhe krejt se fundemi nese e ndegjoj nje ze aj vazhdimisht perseritet brenda kokes time, Ju lutem me tregon se qfar eshte duke ndodh me mua! -Ju faleminderit
Përgjigjet: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
Përshendetje i nderuar.
Së pari ju falënderojmë për pyetjen e drejtuar në redaksinë tonë, dhe së dyti, nga pak informacion që ke ndarë më ne, do mundohem që me pak fjalë të ju jap një orientim për zgjidhje.
Situata juaj, siç e përshkruan ti, është një rast i cili kërkon çasje direkte me individin, në këtë rast kontakti direkt psikolog-klient.
Arsyeja është, se, duke u nisur nga fakti që ju keni vizituar një mjek dhe jeni konsultuar më të, besoj që ti kë bërë edhe analizat e duhura mjekësore lidhur me gjëndjen tuaj.
Duke pas parasysh se mjeku (sipas përshkrimit tuaj) nuk ka identifikar diçka shqetësuese, atëhere diapazoni i hapësires për veprim i ngelet psikologut, i cili më ane të një çasje të mirëfillte psikologjike dhe me anë të testeve psikologjike, të arrije te pasqyroj gjëndjen tuaj të brendshmë dhe të bëjë lidhjen mës situatës që e përjeton deri tek dëgjimi dhe përseritja e zerit brenda kokës suaj.
Pra, ju rekomandoheni që të kontaktoni një psikolog në mënyre që të merrni ndihmen direkte, sepse stresi ditor, mungesa e familjes është një stimul i cili mund të ju shtyej në gjëndje të disfavorëshme psikologjike, por nga e cila ka dalje, sigurisht madje shumë efikase.
Deri të kontakti më psikologun, vazhdoni më aktivitete fizike, ushtrime,,ecje në natyrë, shoqërim më persona që ju sjellin në humor,,,,,etj
Duke shpresuar që sadopak kam arritur të ju jap një ndihme nga distance, jeni të lire të na shkruani për çdo shqetësim.
Më respekt
Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…