Shkruan: Ana KOTRO, Logopediste
Personat me paaftësi të shumëfishta që kanë një kombinim të dy ose më shumë aftësive të kufizuara (p.sh. njohëse, lëvizëse, shqisore), të tilla si vonesa mendore me paralizë cerebrale, emërtohen si persona polihandikap.
Shkaqet kryesore që shkaktojnë polihandikapin janë : trashëgimia, problemet gjatë shtatëzanisë, problemet në lindje dhe incidentet pas lindjes.
Njerëzit me aftësi të kufizuara të shumta kanë një kombinim të paaftësive të ndryshme që mund të përfshijnë:
Te folurit
Lëvizshmërinë fizike
Të nxënit
Vonesa mendore
Shikimin
Dëgjimin
Dëmtimin e trurit
Ndoshta të tjerët.
Ata gjithashtu mund të kenë humbje shqisore, problem të sjelljes dhe probleme sociale .
Shpesh prindërit fokusohen më tepër te terapia motore dhe pretendojnë që fëmija të arrijë të ecë në një kohë shumë të shkurtër, duke lënë pas dore zhvillimin e gjuhës.
Logopedi duhet të marrë parasysh:
- Ekzaminimin neurologjik (eeg). Logopedi konsultohet dhe me neurologun dhe neurokirurgun për një tablo më të qartë të gjendjes së fëmijës. Pasataj vendos se cili është pozicioni korrekt për relaksimin e zonës muskulare të prekur për fonacionin.
- Ekzaminimin psiko-motor. Niveli psikomotorik është më poshtë se mesatarja, pasi fëmija nuk ka mundësi për të eksploruar botën, nuk zhvillon unin trupor, orientohet keq në hapësirë dhe kohë.
- Ekzaminimin audio-metrik. Praktikohet në një qendër të kualifikuar duke evituar gabimet diagnostike dhe aplikimet e protezave pa kontrollet e duhura.
- Ekzaminimin okulistik. Diagnostikohet gjendja e retinës, dhe evidenton deficitin e vizusit (shkallës së shikimit).
- Ekzaminimin gjuhësor. Bëhet me prova, që lidhen me moshën e fëmijës dhe kapin kuptimin, aktivitetin linguo-buko-facial, shprehinë, kapacitetin perceptiv dhe nëse mosha e lejon, edhe leximin dhe shkrimin. Testet e gjuhës janë të shumta dhe në përdorimin e përditshëm futen: njohja e objekteve dhe figurave, dhënia e urdhrave. Pasi marrim kuadrin e përgjithshëm nga ky ekzaminim, vëzhgojmë dhe vlerësojmë të folurin spontan, observojmë gjatësinë e frenulës linguale, vlerësojmë lëvizjet e gjuhës, shfryrjen, vibracionin labial dhe shprehitë e fytyrës (nqs korrespondojnë me moshën apo jo), nxjerrjen e zërit ( evidentojmë çrregullimet artikulare, si: rinolalia), artikulimin. Ekzaminojmë strukturën e fjalisë dhe përdorimin e foljes në fjali, bëjmë prova për analizën fonologjike, perceptimin akustik, analizën e tingujve dhe timbrit, njohjen e formave dhe ngjyrave, kapacitetin stereografik të fëmijës. Vlerësimi final bëhet mes koordinimit të gjuhës me moshën e fëmijës.
Terapia e gjuhës:
Efikase është kur terapia bëhet në mënyrë intesive.
Një terapi jo intesive e zgjatur në kohë nuk do të japi rezultate efikase.
Terapia e grupit është shumë e rëndësishme, esenciale për të maksimalizuar burimet e kufizuara të gjuhës, inkurajon pacientin të japi maksimumin.
Nxit komunikimin terapia në grup, rezulton në përmirësime të ndryshme komunikative.
Programet terapeutike të gjuhës që bazohen në komunitet, sigurojnë përmirësimin e funksioneve gjuhësore, duke patur parasysh dhe ambientin e jashtëm, kështu në këto grupe terapeutike, individi me çrregullim, mund të përdori aftësitë e tij, në një ambient të sigurt.
Zakonisht fillohet duke nisur një bisedë dhe flasin të gjithë me rradhë.
Marrja pjesë në jetën e përditshme e detyron të flasë.
Terapia Logopedike synon të stimulojë interesin për komunikim:
1) Veprim psikologjik që i jep rehati dhe mbështet pacientin.
2) Të bëjë pacientin të lëshojë zë.
3) Të prodhojë fonema.
4) Të bashkëbisedojë. (argumentin që ka qef të stimulohet)
5) Rivendosja e pacientit në shoqëri dhe rehabilitimi social. (të integrohet në shoqëri)
Shkruan: Ana KOTRO, Logopediste