Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
Shenja kryesore e çrregullimit të personalitetit shmangës është ndjenja e braktisjes. Individët shmangës, janë të përmbajtur në marrëdhëniet, jo sepse ata e duan një gjë të tillë, por pasi tmerrohen nga braktisja. Vetëm kur u është garantuar një pranim i tyre pa kritikë, ata mund të ndjehen mjaft të sigurtë për të formuar lidhje emocioriale me të tjerët Në përgjithësi personat shmangës nuk kanë besim ndaj vetes, prandaj përpiqen ta përkrahin duke kërkuar shokë mbështetës të pazakonshëm. Shpesh kanë frikë të flasin dhe nuk janë të qetë kur ndodhen në qendër të vëmendjes dhe në pozita autoriteti. Gjatë intervistimit, njerëzit me çrregullimin e personalitetit shmangës kanë ankth për atë çfarë do të mendoni. Ata mund të duken të thyeshëm dhe si jetimë. Nëse përpiqeni të sqaroni diçka që kanë thënë, ka mundësi që t’i interpretojnë komentet tuaja si kritika edhe kur ju nuk keni ndonjë qëllim.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..