Shkruan: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…
Ka shumë emra për të treguar fushën “fetare” psh.feja, spiritualitet, trashedente dhe kjo është arsyeja pse edhe psikologjia e fesë ndien nevojën për të përcaktuar fenë si një objekt të psikologjisë.
Religjoni është një aspekt i pranishëm/mungon por një dimension që mund të lëkundet nga një minimun besueshmërie deri në maksimum.
”Feja është një sistem besimi në një fuqi hynore dhe praktikat e adhurimit që synojnë këtë fuqi.”(Argyle&Beit-Hallahmi 1975,f.1)
Arsyeja që njerzit janë fetarë është se Zoti është i vertet pasi ata komunikojnë me të perceptojnë dëshmi të përfshirjes së saj në botë. Vetem 16% e njerzëve në mbarë botën nuk janë fetarë ndërsa pjesa tjeter e cila i takon të jetë numrit 1,2 miliardë në botë.
Një neurolog i njohur në botë Francis Collins në librin “Gjuha që flet Zoti”(The languange of Got), shkruan se njeriu ka 25000 gjene dhe prej aty njëri prej tyre mban emrin VMAT 2 e cila simbolizon gjenin e besimit në Zot, këtë hulumtimm e ka bërë prej 30 vite .
Donald Symons thotë se një organizëm është një koleksion i integruar i pajisjeve për zgjidhjen e problemeve – përshtatjeve të cilat u formuan nga përzgjedhja natyrore gjatë kohës evolutive për të nxitur ,në një mënyrë specifike , mbijetesën e gjeneve që drejtojnë drejtimin e tyre.”
Feja mund të studiohet si motivim , qëndrim ose vlerë shoqërore.
Psikologjia e fesë është një degë e psikologjisë e cila e merr religjonin si bërthame konceptuale dhe nuk merret me implementimin individual fetar por me sjelljet dhe qëndrimet , besimin dhe kuptimin që ajo i jep jetës në përgjithësi.
Fokusi i saj është tek reflektimi mbi temat e mbinatyrshme , cila është rëndësia e tyre dhe roli brenda jetës psikike të një individi.
Me psikologjinë e fesë mund të kemi rritje personale, pse e them këtë ? Pasi në këtë lloj psikologjie po themi kemi disa pikëpamje të cilat e bëjnë që feja të studiohet si shtysë motivimi,në bazë të sjelljes dhe veprimeve individuale.
Ajo është një lloj udhëzuesi që gjurmon në rrugët e jetës.Vlerat fetare janë të shkruara qartë brenda një kulture më të gjerë referimi e cila përfshin familjen,rrethin e njohjeve të ngushta e deri në shoqëri.Religjoni përmban modele intepretuese të cilat konbinohen me paradigmat klasik të psikologjisë.
Modele sociale e cila thekson vlerën e fesë si grup rregullash që qeverisin dhe ndikojnë në sjelljen e saj,të përpjekjes për konformizëm që mund të përshkojë jetën e grupit.
Kemi dhe modele humaniste që fillon nga premisa se cdo individ ka tendencë të rritet ,qëndrimi fetar është një nga mënyrat e mundëshme përmes të cilave të arrihet pjekuria dhe vetë-realizimi.Besimi fetar ndikon në mënyrën e të menduarit dhe rrjedhimisht në atë të vepruarit të individit.
Shkruan: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…