09.05.2025
  • Marketingu
  • Kontakt
  • Webmail
No Result
View All Result
Psikologjia dhe Shendeti
ShoPsiKo
  • Home
  • Psikologji
  • Shëndetësi
  • Logopedia
  • Sociale
  • Analitikë/Fokus
  • Hulumtime/Analiza
  • Pyet Mjekun
  • Pyet Psikologun
  • Pyet Logopedin
  • Kontakt
Psikologjia dhe Shendeti
Home Psikologji

Psikologjia klinike me fëmijët dhe adoleshentët

Si ndodh ndërhyrja klinike në fëmijërinë e hershme? Parimet e pergjithshme te ndërhyrjes janë të njejta me ato të personave në moshë të rritur. E rëndësishme në këtë moshë, është të kuptuarit e motivimit për....

në Psikologji
Psikologjia klinike me fëmijët dhe adoleshentët

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Shpërndaje në FacebookShërndaje në TwitterDërgo në Whatsapp

Shkruan: Manjola ÇOLLAKU, Psikologe klinike dhe keshillimi….

Si ndodh ndërhyrja klinike në fëmijërinë e hershme?

Parimet e pergjithshme te ndërhyrjes janë të njejta me ato të personave në moshë të rritur. E rëndësishme në këtë moshë, është të kuptuarit e motivimit për ndryshim.

Në këtë moshë, nuk është vetë fëmija, por prindërit, kujdestari, apo mësuesi që delegojnë për tek psikologu klinik.

Në trajtimin klinik të një personi të mitur, dhoma e konsultes, gjithashtu, ka një rëndësi të vacantë. Ky ambient duhet të jetë një vend i sigurtë dhe t’i krijojë besim fëmijës.

Edhe marrëdhenia terapeutike, ashtu si edhe në rastin e personave të rritur, luan një rol në ecurinë dhe suksesin e terapisë. Rezistenca është një tipar karakterizues në këtë moshë.

Një nga teknikat e ndërhyrjes gjatë trajtimit të personave në fëmijëri të hershme, të mesme dhe adoleshencë, janë dhe projektimet. Shprehja emocionale në këtë moshë shprehet me vizatim, vazhdimin e tregimeve, etj.

Një aspekt gjatë fazës së ndërhyrjes, kur puniohet në kontekstin klinik me fëmijë dhe adoleshentë, është edhe loja, përdorimi dhe lejimi i imagjinatës, si dhe sensi i humorit.

Në fazën e ndërhyrjes terapeutike me fëmijë dhe adoleshentë, nuk duhet neglizhuar edhe puna me prinderit dhe familjaret e fëmijëve. Ato duhen edukuar per procesin terapeutik, si një mbështetje e mundshme edhe jasht kontakstit klinik.

Si ta kuptojme kur fëmija nuk ka më nevojë për ndihmën e psikologut klinik?

Përcaktimi i fundit të terapisë me persona fëmijë apo adoleshentë, ashtu si dhe në rastin e personave në moshë të rritur, është një proces delikat dhe jo i menjëhershëm.

Duke marrë parasysh moshën, duhet të jemi të vëmendshëm në sinjalet që fëmija apo adoleshenti sjellin gjatë bisedës klinike apo edhe jasht saj. Kur nevoja për mbështëtje të mos jetë më e pranishme, sinjale si mosardhja me dëshirë, humbja e interesit për bashkëpunim duhen vlerësuar në mënyrë rigoroze.

Problemet në femijëri të hershme

Cilat janë ato probleme psikologjike më të pranishme gjatë fëmijërisë së hershme?

Disa nga më tipiket janë:

  • Probleme me gjumin (vështirësi në fjeltje, zgjim i shpeshtë natën, pagjumësi)
  • Probleme me tualetin (vështirësi në kontrollimin e fshikëzës së urinës)
  • Veshtiresi ne komunikim dhe te nxenit (problem me komunikimin, të shprehurit, mutizmi selektiv, vështirësi në të nxënë, hiperaktivitet)
  • Autizmi dhe probleme zhvillimi (vështirësi konjitive, problem në përshtatjen sociale, dhe problem të ndryshme të sferës së zhvillimit).

Në femijerinë e mesme probleme të tjera dalin në pah:

  • Probleme në sjelljen (bulizmi është problem me shumë rëndësi në këtë fazë, agresiviteti)
  • Probleme me vemendjen
  • Frikëra
  • Ankth

Gjatë periudhës së adoleshencës, probleme të tjera shfaqen:

Gjatë kësaj faze kaq të rëndësishme dhe delicate të zhvillimit hasim probleme me:

  • Drogërat
  • Bulimia, anoreksia
  • Probleme sjelljeje (agresivitet, krime të vogla).

Shkruan: Manjola ÇOLLAKU, Psikologe klinike dhe keshillimi….

Moti

Prishtina
09.05.2025
Cloudy
-5 ° c
-4 c -7 c
Fri
-4 c -7 c
Sat
1 c -4 c
Sun
-4 c -9 c
Mon
-5 c -13 c
Tue
Tirana
09.05.2025
Partly Cloudy
1 ° c
4 c -4 c
Fri
4 c -7 c
Sat
7 c -6 c
Sun
4 c -7 c
Mon

Më të lexuarat

  • ÇKA ËSHTË ANKTHI (ÇREGULLIMI I ANKTHIT)

    ÇKA ËSHTË ANKTHI (ÇREGULLIMI I ANKTHIT)

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Stresi dhe llojet e tij

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Frymëmarrja

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Koncepti i shëndetit

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0

Na ndiqni në rrjetet sociale:

Psikologjia dhe Shëndeti

Ky portal mirëmbahet "Psikologjia dhe Shëndeti". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kosovë

Rruga ”Sylejman Vokshi” nr19/2, Prishtinë
Instagram: psikologjiadheshendeti
Facebook: Psikologjia dhe Shëndeti

+383 49 836 643
info@psikologjiadheshendeti.com

Shqipëri

Bulevardi Zogu I, Tiranë

Instagram: psikologjiadheshendeti
Facebook: Psikologjia dhe Shëndeti

+355 684892347
info@psikologjiadheshendeti.com
  • Marketingu
  • Kontakt
  • Webmail

© 2018 Psikologjia dhe Shëndeti

  • Home
  • Psikologji
  • Shëndetësi
  • Logopedia
  • Sociale
  • Analitikë/Fokus
  • Hulumtime/Analiza
  • Pyet Mjekun
  • Pyet Psikologun
  • Pyet Logopedin
  • Kontakt

© 2018 Psikologjia dhe Shëndeti

Kyqni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?

Plotësoni informatat më poshtë për tu regjistruar

Plotësoni të gjitha informatat Kyçu

Rikthimi i fjalëkalimit

Ju lutem shkruani emrin e përdoresit dhe email adresën për ta restuar fjalëkalimin.

Kyçu