Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…
Problemet psikologjike dhe të shëndetit mendor janë në rritje e sipër në vendin tonë , shkaqet janë kryesishtë stresi ,depresioni ,çrregullimet e ankthit ,kushtet ekonomike ,jeta e parregullt ,abuzimet me substanca narkotike,pije alkoolike, duhan etj.
Në vendin tone, njerëzit i nënvlerësojnë shërbimet e psikologut. Një psikolog është një profesionist i kualifikuar i specializuar në fusha të veçanta. Personat të cilët kanë probleme psikologjike hezitojnë të shkojnë te psikologu, duke bërë që këto probleme të agravohen , atëherë binden shkojnë të Psikiatri dhe marrin trajtim farmakologjik.
Psikologët ofrojnë psikoterapi dhe ndihmojnë të kthejnë vetëbesimin të rrisin emocionet pozitive, ofrojnë këshilla dhe strategji për menaxhimin e stresit. Ne jemi pasqyrimi i përmirësimit në disa aspekte të jetës tuaj.
Niveli i stigmës në vendin tonë është i lartë po aq i madh është diskriminimi i këtyre njerëzve dhe vështirësitë që ata të integrohen në shoqëri si qytetarë të barabartë.
Unë mendoj që duhet të startojmë me një fushatë senzibilizuese për ndërgjegjësimin e njerëzve lidhur me kuptimin e shenjave ,simptomave të para të problemeve psikologjike dhe të shëndetit mendor dhe dalëngadalë kalohet nga tabuja tek pranimi i sëmundjes apo çrregullimit që ata kanë.
Personat që kanë probleme psikologjike duhet të trajtohen në komunitet të shmangen izolimit , mbylljes në shtëpi apo edhe në institucionet shëndetësore.
Të gjithë së bashku do të punojmë që të forcojmë rolin e psikologut në shoqëri të rrisim cilësinë e shërbimit , të ndërgjegjësojmë qytetarët mbi rëndesin e profesionistit psikolog klinik,këshillues ,shkollor dhe organizacional.
Për një mendje dhe trup të shëndetshëm, bisedoni me një psikolog. Nëse jeni duke përjetuar trishtim të thellë ose stres, një psikolog mund t’ju ndihmojë të identifikoni këto lloje të stresorëve dhe sfidave që ndikojnë në jetën tuaj të përditshme dhe të gjejnë mënyra dhe teknika për t’ju ndihmuar të përballoni më mirë përmirësimin e mirëqenies tuaj të përgjithshme psikike dhe mendore.
Prezenca jonë në jetën tuaj nuk do të vështirësojë jetën por do ta përmisojë atë ,me ndihmën tonë dhe prezencën tuaj do të shmagim çdo vështirësi që ju sjellë jeta,dhe asnjëherë mos harroni jeta gjithmonë sjellë pengesa për më të fortit,prania dhe ndihma për ju do të jetë një urdhër për ne,mos u ndikoni nga paragjykimet dhe vështirësitë që përballeni ,prandaj problemet e juaja ndajini me ne dhe lejoni që të jemi pjesë e jetës suaj, të reduktojmë dhe të eliminojmë sado pak faktorët kryesore të mos lumturisë afatëgjate dhe të afrohemi afër perfeksionizmit dhe lumturisë suaj.
Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…