Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Edhe pse tradicionalisht termi “ psikotik” indikon kompromentimin e gjykimit të realitetit dhe alterim të funksionit mendor, që manifestohet më delire, halucinacione, konfuzion dhe çrregullime të kujtesës, në 50 vitet e fundit janë zhvilluar edhe 2 kuptime – domëthënie.
Njëri është sinonimi i kompromentimit të rënde të funksionit social edhe personal i karakterizuar nga tërheqja sociale dhe paaftesia për të zhvilluar rolet e zakonshmë familjare.
Përdorimi tjetër i termit specifikon shkallën e rënies( regresionit) të egos si kriter për sëmundjet psikotike. Për pasoje termi ka humbur ekzaktsine e tij në praktikën klinike.
Sipas Glosarit ( liste me fjalë të vështira) të APA, termi psikotik indikon një kompromentim të rënde të gjykimit të realitetit. Termi mund të përdoret për të përshkruar sjelljen e një përsoni në një moment të caktuar, ose një çrregullim mendor, në të cilin në një përiudhe të përcaktuar të ecurisë së tij, të gjithë subjektet e prekura nga çrregullimi kanë dëmtim të rënde të gjykimit të realitetit.
Një subjekt më dëmtin të rënde të realitetit, vlerëson në mënyre të gabuar saktësine e percepsionëve të veta dhe mëndimeve të veta dhe kjo sjell përfundime të gabuara të realitetit të jashtëm, edhe perballe provave që vërtetojnë të kundërten.
Termi psikotik nuk aplikohet në shtrëmberimët e vogla të realitetit që përfshijne argumente të gjykimit relativ . P.sh përsonat depresiv që nënvleftësojnë suksesët e tyre nuk përshkruhen si psikotike, ndërkohe që ata që bësojnë se kanë krijuar katastrofa natyrale konsiderohen psikotike.
Një prove e drejtpërdrejtë e sjelljeës psikotike është prania e delireve ose halucinacioneve në mungesë të përceptimit të natyrës së tyrë patologjike .
Termi psikotik është ndonjëhërë i duhuri kur sjellja është kaq rënde e ç’organizuar sa që mund të arsyetohet që gjykimi i realitetit është çrregulluar.
Shëmbuj mund të janë, një gjuhë dukshëm inkoherente dhe e pandërgjegjëshme nga ana e subjektit nga fakti që gjuha është e pakuptuëshme dhe sjellja e axhituar , distraktimi dhe ç’orientimi që haset në deliriumin nga intoksikimi alkolik.
Ashtu si rrallëherë , një subjekt me një çrregullim mëndor jo psikotik mund të prëzantojë një sjellje psikotike. P.sh. një klient më OCD mundohet ndonjëhëre të bësojë së rrëziku për të qënë i kontaminuar kur i jep doren të tjerëve është real.
Në DSM IV (pa cituar DSM V), çrregullimet psikotike përfshijnë:
-çrregullimet e përgjitheshmë të zhvillimit,
-skizofrenin,
-çrregullimet skizofrenike,
-çrregullimet shkizoafektive,
-çrregullimin delirant,
-çrregullimin psikotik të shkurtër,
-çrregullimin psikotik të ndarë ,
-çrregullimin psikotik pasojë e një gjëndje të përgjitheshmë mjekësore,
-çrregullim psikotik të shkaktuar nga sustancat dhe
-çrregullim psikotik i paklasifikuar gjetiu.
Nga ana tjeter, disa çrregullime të renda të humorit kanë karakter psikotik.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….